Plani anti-kanabis në Vlorë! Prefekti: Do kontrollojmë kullotat e pyjet, në skaner edhe ata që kanë kultivuar më parë

13 Maj 2020, 13:34| Përditesimi: 13 Maj 2020, 13:37

  • Share

Prefekti i Qarkut Vlorë ka zhvilluar takimin e radhës së Task Forcës Antikanabis me pjesëmarrje të zv/ministres Rovena Voda online, njëkohësisht kryetare e Task Forcës së Përgjithshme, me pjesëmarrje të gjithë anëtarëve të Task Forcës. Çështjet që u trajtuan konsistojnë në Planin e Veprimit dhe Planin Masave për vitin 2020, duke forcuar bashkëpunimin, bashkërendimin dhe koordinimin midis institucioneve.

Prefekti i qarkut të Vlorës Flamur Mamaj ka kërkuar nga pjesëmarrësit në këtë task forcë kontroll efikas të territorit të qarkut të Vlorës, teksa për secilin pjesëmarrës në këtë task forcë ka lënë edhe disa detyra si krijimi i hartave të territorit, tokave, pyjoreve, kullotave ku janë kultivuar dhe mund të kultivohen bimë narkotike, zonave me risk të lart kultivimi.

Gjithashtu evidentimin dhe skanimin e cdo personi që më parë ka kultivuar lëndë narkotike dhe përbën rrezik, krijimin e hapësirave për kultivimin e produkteve të ligjshme në njësit administrative. Përfaqësuesve të taskt forcë ju la edhe një detyrë nga ministria e Brendshme me përfaqësuesen e tyre, Rovena Voda, ku cdo jave duhet të dërgojnë një përmbledhje javore për punën që kanë bërë në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?