Ish-kryeministri Tony Blair

Bota

Gaza si Kosova! Plani i Blair për një autoritet tranzicioni 5 vjeçar

26 Shtator, 17:02| Përditesimi: 26 Shtator, 17:25

  • Share

Sipas burimeve të cituara nga The Economist, përveç presidencës së Blair, me një sekretariat prej 25 personash, GITA do të kishte një bord prej shtatë personash që mbikëqyrte një organ ekzekutiv që do të ishte përgjegjës për menaxhimin e territoreve.

Selia e saj fillimisht do të ishte në Egjipt, në el-Arish, kryeqyteti i provincës që kufizohet me Gazën. Plani parashikon transferimin e autoritetit në Gaza, sapo Rripi të stabilizohet, i shoqëruar nga një forcë shumëkombëshe.

Burimet këmbëngulin se palestinezët nuk do të inkurajohen të largohen nga Gaza; përkundrazi, ajo do të ribashkohet me Bregun Perëndimor dhe gradualisht do t'i kthehet Autoritetit Palestinez. Këto pretendime, në kundërshtim me vizionin e Trump për Gazën e pasluftës, dolën në muajt e fundit kur presidenti ripublikoi videon tronditëse "Gaza Riviera" që paraqiste imazhe të gjeneruara nga AI të hoteleve luksoze në bregdet.

Dhe anëtarët e administratës së tij pretenduan se e vetmja mundësi për palestinezët për t'i shpëtuar urisë dhe vdekjes ishte të largoheshin nga Gaza. Ky vizion i së ardhmes së Gazës, i përqendruar te pasuritë e paluajtshme, u rilançua dhe u konfirmua ditët e fundit nga Bezale Smotrich, një nga ministrat e linjës së ashpër në qeverinë e Benjamin Netanyahut, me një tjetër deklaratë shqetësuese: "Gaza është një minierë ari e pasurive të paluajtshme. Kam filluar negociatat me amerikanët."

A.I/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?