Palestinezë duke u kthyer në qytetin e Gazës

Bota

Plani i paqes për Gazën, Izraeli nis lirimin e rreth 2 mijë të burgosurve palestinezë! Mijëra banorë kthehen në veri të enklavës, Trump: Armëpushimi do qëndrojë

11 Tetor, 07:23| Përditesimi: 11 Tetor, 10:30

  • Share

Pasi dakordësisë me Hamasin dhe miratimit nga qeveria izraelite, ka nisur lirimi i të burgosurve palestinezë për t'u shkëmbyer me pengjet izraelite të mbajtura në Gaza, siç përcaktohet në planin e paqes. Qindra oficerë izraelitë po transferojnë gati 2 mijë persona në 5 burgje, nga të cilët 250 të dënuar me burgim të përjetshëm dhe 1,700 banorë të Gazës të arrestuar pas sulmeve të 7 tetorit.

Pas të burgosurve, Hamasi deri të hënën duhet të dorëzojë të gjithë pengjet izraelite (20 të gjallë dhe 28 të vdekur).  Mijëra njerëz kanë nisur të kthehen në shtëpitë e tyre në veri të Gazës, teksa një ditë më parë hyri në fuqi armëpushimi menjëherë pasi marrëveshja me Hamasin mori "ok" edhe të qeverisë izraelite. Dje, IDF përfundoi edhe fazën e parë të tërheqjes nga enklava.

Ndërkohë, presidenti i SHBA, Donald Trump shprehu besim në armëpushimin në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit.

"Do të qëndrojë. Unë besoj se do të qëndrojë. Ata janë të lodhur nga luftimet", u tha Trump gazetarëve, duke konfirmuar qëllimin e tij për të udhëtuar në Izrael dhe Egjipt këtë fundjavë.

Nga ana tjetër, Hamasi, Xhihadi Islamik dhe Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës kanë lëshuar një deklaratë duke thënë se nuk do të pranojnë asnjë "dominim të huaj" në Rripin e Gazës sipas planit të paqes. “Qeverisja e Gazës është një çështje palestineze", deklaruan milicitë në deklaratën e tyre.

Ndërkohë, deri në 200 trupa amerikane që ndodhen tashmë në Lindjen e Mesme do të zhvendosen në Izrael për të ndihmuar në monitorimin e armëpushimit në Gaza. Trupat do të jenë pjesë e një Task Force që do të krijohet me disa vende të tjera, me qëllim monitorimin e armëpushimit në Gaza.

Lajm në përditësim…

Ora 10:06
Izraeli shënjestron infrastrukturën e Hezbollahut në Libanin jugor, një i vrarë dhe 7 të plagosur

1760170066_133575360hezbollahgettyimages1734759134.jpg

IDF kreu një sulm në Libanin jugor duke shënjestruar infrastrukturën e Hezbollahut.

“IDF goditi dhe çmontoi infrastrukturën terroriste të Hezbollahut në Libanin jugor, ku ishin të pranishme pajisjet e përdorura për të rindërtuar infrastrukturën terroriste në zonë", njoftoi ushtria izraelite në Telegram.

Presidenti libanez Joseph Aoun denoncoi sulmin, ndërsa tha se një person u vra dhe 7 të tjerë u plagosën.

"Edhe një herë, Libani jugor është shënjestra e një sulmi të urryer izraelit kundër strukturave civile. Pa asnjë justifikim apo pretekst. Por rëndësia e këtij agresioni të fundit qëndron në faktin se ai vjen pas marrëveshjes së armëpushimit në Gaza", deklaroi ai.

Ndërkohë, Hezam al-Asad, një anëtar i byrosë politike të rebelëve Houthi kërcënoi Izraelin, duke thënë: "Sionistët po sulmojnë zonën Al-Musila në Libanin jugor. Duket se ata duan të kthehen në strehimet e tyre".

Ora 08:24
Media: 19 palestinezë të vrarë pavarësisht armëpushimit që ka hyrë në fuqi

1759986722_gaza.webp

19 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit në sulmet ajrore të vazhdueshme izraelite në të gjithë Rripin e Gazës, pavarësisht marrëveshjes së shpallur të armëpushimit, ndërsa një person vdiq nga plagët e marra në një sulm të mëparshëm, raportoi agjencia palestineze e lajmeve Wafa.

Sipas të njëjtave burime, 16 persona u vranë kur avionët luftarakë izraelitë bombarduan një shtëpi në pronësi të familjes Ghabboun në qytetin jugor të Gazës. Dy palestinezë u vranë gjithashtu në një sulm ajror në jug të Khan Younis, gjithashtu në Gazën jugore.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 11/10/2025 10:25

    Cifutet nuuk e ndalojne luften sepse janne te pabese , nese kunderpergjigjet Hamasi ata do ta akuzojne ate se prishi armepushimin edhe pse nuk eshte e vertete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kualifikueset e Botërorit, si e parashikoni ‘finalen‘ Serbi-Shqipëri?