Planin e ri për kontrollin e territorit, kryeministri Edi Rama thotë se do t’ia çojnë të gjithë gjykatësve, noterëve, inxhinierëve e të gjithë ndërtuesve. Rama tha se gjykatësve do tu vënë në dispozicion edhe ekspertë, ndërsa me ironi tha se për ata që nuk dinë as shkrim e as këndim do u çojnë edhe një lexues.
“Do t’ia çojmë gjykatësve, se edhe ata janë shumë të zënë dhe kanë shumë ngarkesë dhe nuk kanë kohë ti lexojnë, atyre do ua bëjmë edhe me shpjegime se është fushë specifike që shpesh herë nuk e kuptojnë dhe do ua çojmë me emër- mbiemër çdo gjykatëse të Administratives të gjitha ndryshimet dhe shpjegimet do u vëmë në dispozicion edhe ekspertë në rast se kanë nevojë. Uroj që masat në dhomat e këshillimit dhe s’e kanë idenë për ca bëhet fjalë dhe marrin masa sigurime që i bien ndesh një komunitet, dhe thotë komuniteti ja korrupsion, vetëm se ia vënë gishtin e korrupsionit institucionit që duhet ta heqin atë çiban aty, ndërkohë që korrupsionin e bën dikush tjetër. Do ti publikojmë të gjitha këto edhe për dijeninë e publikut, do ua çojmë të gjithë arkitektëve, studiove, noterëve, ndërtuesve, inxhinierëve. Atyre që nuk dinë shkrim e këndim, do tu vëmë në dispozicion edhe një lexues në rast se duan. Askush mos të thotë nesër nuk e dija e drejta e komunitetit duhet të triumfojë dhe asnjë lloj forcë e verbër nuk mund të marrë peng asnjë familje të vetëm duke i ndezur furrën poshtë krevatit dhe jo më të marrë peng një lagje të tërë, duke vënë traun apo vazo lart e poshtë, apo duke ngritur pergolatat e hekurit”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Hyjnë në fuqi masat kundër ndërtimeve pa leje! Rama: Shkelësit, 5 vite në listë e zezë! Askush nuk futet në apartament pa përfunduar objekti
SI.E./I.M/ReportTv.al
