Plarent Ndreca dhe Gazment Bardhi
Pak pasi Prokuroria e Posaçme njoftoi marrjen nën akuzë të deputetit socialist Plarent Ndreca, për 4 prokurime tenderësh të rikonstruksionit të Komisariateve, në kohën kur mbante detyrën e Sekretarit të Ministrisë së Brendshme, ka ardhur edhe reagimi nga Partia Demokratike.
Është kreu i grupit opozitar, Gazment Bardhi, që me një reagim në rrjetin social Facebook e cilëson se “tenderët publikë në qeverinë e Ramës janë kthyer në mundësi vetëm për klientët e paracaktuar”.
Ai thekson se është “eliminuar gara dhe meritokracia”, teksa akuzon Ndrecën se “gënjeu publikisht”.
Reagimi i Gazment Bardhit:
“Deputeti i Edi Ramës gënjeu publikisht, kur deklaroi se është e pavërtetë që është nën hetim nga SPAK. Por, gënjeshtra mbulon zullumin vetëm për disa orë apo ditë, por e vërteta triumfon përgjithmonë!
E vërteta është që tenderat publik në Qeverinë e Edi Ramës janë kthyer në mundësi vetëm për klientë të paracaktuar, duke eleminuar garën dhe meritokracinë. Klientelizmi dhe korrupsioni janë e vetmja formë për të bërë biznes në Shqipëri gjatë qeverisjes së Edi Ramës.
Për këtë nevojiten zyrtar publik si Plarent Ndreca, që për shërbimet në shkelje të ligjit, për mbështetjen ndaj klientelizmit dhe korrupsionit, shpërblehen nga Edi Rama duke u promovuar si deputet!”.
Postimi i Gazment Bardhit
Lajmi kryesor:
SPAK merr të pandehur deputetin e PS, Plarent Ndreca! Shkeli barazinë në tenderë si sekretar në Ministrinë e Brendshme! Nga 4 komisariate, u rikonstruktuan 2
A.Q/ReportTv.al