SPAK merr të pandehur deputetin e PS, Plarent Ndreca! Shkeli barazinë në tenderë si sekretar në Ministrinë e Brendshme! Nga 4 komisariate, u rikonstruktuan 2

25 Tetor, 11:54| Përditesimi: 25 Tetor, 15:42

  • Share

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca, është marrë i pandehur nga SPAK për akuzën e “shkeljes dhe pabarazisë në tenderë”. Ndreca akuzohet lidhur me procedurat për rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend, në kohën kur ai ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Ndreca ka shërbyer në këtë pozicion nga korrik 2019 deri shtator 2020. 

Këtë të premte, 25 tetor 2024, përfaqësuesit ligjor janë paraqitur në SPAK për t'u njohur me përfundimin e hetimeve. Vetë deputeti i PS Ndreca nuk ishte i pranishëm, por përfaqësohej nga avokati Ermal Yzeiraj, i cili u njoh me akuzën dhe firmosi përfundimin e hetimeve.

"Më dt.25.10.2024, të pandehurit, Plarent Ndreca, i është komunikuar, përmes avokatit të tij, përfundimi i hetimeve për procedimin penal nr.240/2021 për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal. Më shumë detaje do të vijojnë në një moment të dytë", njoftoi SPAK.

Akuza u është komunikuar edhe disa ish-zyrtarëve të tjerë si dhe anëtareve të komisionit të vlerësimit të ofertave gjatë vitit 201 -2020 kohë kur Ndreca, ka qenë në Ministrinë e Brendshme.  

Në lidhje me këtë tender SPAK u vu në lëvizje nga një kallëzim i bërë nga  Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë, të cilat kanë cënuar barazinë e pjesëmarrësve në tendera.

Po ashtu, sipas KLSH-së ka pasur edhe rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit. Ndërkohë nga 4 komisariate rikonstruksioni ka përfunduar vetem për dy prej tyre atë të Mirditës dhe Komisariatit numer 4.

Procedurat janë kryer kur kjo ministri drejtohej nga Sandër Lleshaj edhe ky i fundit është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posacme, por deri tani nuk ka informacion për procedimin e tij.

Ndreca u betua si deputet në Kuvendin e Shqipërisë në janar të këtij viti, ku zëvendësoi Arben Ahmetajn. Aktualisht, ai është edhe nënkryetar i Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi.

Ora 13:33
Plarent Ndreca u mor i pandehur nga SPAK, reagon Bardhi: Deputeti gënjeu publikisht! Tenderët në qeverinë e Ramës, mundësi vetëm për klientët e paracaktuar!

1729856425_12121.jpg

Plarent Ndreca dhe Gazment Bardhi

Pak pasi Prokuroria e Posaçme njoftoi marrjen nën akuzë të deputetit socialist Plarent Ndreca, për 4 prokurime tenderësh të rikonstruksionit të Komisariateve, në kohën kur mbante detyrën e Sekretarit të Ministrisë së Brendshme, ka ardhur edhe reagimi nga Partia Demokratike.

Është kreu i grupit opozitar, Gazment Bardhi, që me një reagim në rrjetin social Facebook e cilëson se “tenderët publikë në qeverinë e Ramës janë kthyer në mundësi vetëm për klientët e paracaktuar”.

Ai thekson se është “eliminuar gara dhe meritokracia”, teksa akuzon Ndrecën se “gënjeu publikisht”.

Reagimi i Gazment Bardhit:

“Deputeti i Edi Ramës gënjeu publikisht, kur deklaroi se është e pavërtetë që është nën hetim nga SPAK. Por, gënjeshtra mbulon zullumin vetëm për disa orë apo ditë, por e vërteta triumfon përgjithmonë!

E vërteta është që tenderat publik në Qeverinë e Edi Ramës janë kthyer në mundësi vetëm për klientë të paracaktuar, duke eleminuar garën dhe meritokracinë. Klientelizmi dhe korrupsioni janë e vetmja formë për të bërë biznes në Shqipëri gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Për këtë nevojiten zyrtar publik si Plarent Ndreca, që për shërbimet në shkelje të ligjit, për mbështetjen ndaj klientelizmit dhe korrupsionit, shpërblehen nga Edi Rama duke u promovuar si deputet!”.

Postimi i Gazment Bardhit
SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Megi: 26/10/2024 11:28

    Para drejtesise duhet te ishte radovani qe ka intimiduar shtetin , e mos te na shesi pordh si arkitekt i madh se i cop zhele asht

    Përgjigju
  • beni: 25/10/2024 18:12

    KUR PLARENTI SHKELI BARAZINE NE TENDERA,,,,PO ERION VELIAJ NUK SHKELI BARAZINE NE TENDERA KUR I DHA TE GHITHA SHKOLLAT VETEM KOMPANISE 5D..

    Përgjigju
  • Lui: 25/10/2024 18:05

    Sa palaco ky Plarenti more.. Neper TV bente moral dhe shiste mend qe kishte qene i palyer. Mire iku ky dhe terheqte kemben dhe per te tjere. Por kete vajzen Bardha nuk po arrij ta kuptoj. Sepse doli SPAK i ndershem me Ndrecen, dhe SPAK, i kapur kur vjen puna tek goditjet nga PD.. Ndaje mendjen Bardha..o eshte, o nuk eshte i kapur SPAK!!!

    Përgjigju
    • Lui: 26/10/2024 13:12

      O bardhi komentit, Meta u arrestua me forcë sepse kundërshtoi policinë dhe kjo ndodh kudo në botë kur kundërshtohet policia. Por ndodh vetëm në Shqipëri që një ish politikan që na e shiste veten për “burrë shteti”, për “ Avni Rustem” apo për”Vasil Laçi”, kurrë nuk u soll në lartësinë e këtyre figurave. Dhe në krahasim me Ndrecën (meqë krahasove ti), edhe Ndreca ka shkuar për dëshmi pa forcë, dhe tani kur e thirrën për të akuzuar, ndryshe nga Meta ai po ikën pa qenë nevoja për forcën. Dhe kështu tregohet edhe qytetari, edhe burrëri. Që për hirë të së vërtetës i kemi parë vetëm nga krahu majtas. Se kur vjen puna nga PD dhe nga opozita, bëjnë të gjithë si gore, dhe harrohet qytetaria dhe burreria. Mbizotëron halabakllëku..!!

    • Bardhi: 25/10/2024 23:55

      Bardhi ka per detyrë ta vë nën provë Spak me akuzat qe bën. Edhe këtë herë vertetoi qe skapi punoi me 2 standarte. Meten e arrestoi me dhune e këtë motrën qe ka vjedh e ka abuzu, e lanë jashtë te prishi provat. Bravo Bardhi w presim sa Rama ti jape leje skapeeee

  • Loran: 25/10/2024 18:00

    Hajdut si ky ska pas no nje her PS ja esht turp ta mbaj kte individ ne parti vec te pyesin ne ministri te arsimit cfar maskaralleqesh ka ber ky tipi

    Përgjigju
  • Rruga Dibres: 25/10/2024 15:25

    Gjergj,mos u merzit ! Duket qe eshte vene nje "Rradhe" ...... Nuk do te shpetoje askush ! "Kush ka ngrene nje luge corbe te prishur,do ta vjelle" !!

    Përgjigju
  • Genti: 25/10/2024 14:49

    Ore po ka ndonje nga keta muter te mos jete i korruptuar kjo eshte pyetja

    Përgjigju
    • Agjenti: 26/10/2024 01:28

      Nuk ka o Gent se ste mbajne po te jesh i ndershem. O vidh me ne o ik.

  • llambi: 25/10/2024 14:45

    Mire ka pas thene rafmetliu TUR SHEGA. Punet e veta. Kesaj rradhe 94 deputete Rama.

    Përgjigju
  • Linda: 25/10/2024 14:20

    Kultura e tenderave ka hyre ne Shqiperi sa hyri demokracia dmth qe kur ishte ne pushtet Berisha dhe abuzimet kane filluar qe atehere dhe beheshim edhe me shume se sa tani! Bardhi krimineli Elbasanit i pa hetuar akoma te mendohet kur ishte minister drejtesie cfare abuzimesh ka bere se Spak nuk po hap vetem dosjet e denoncimeve te opozites po po heton qe me ardhjen e Berishes ne pushtet deri sot dhe askush nuk do ti shpetoj drejtesis!Te gjithe kane abuzuar me tenderat,me vendin e punes,me karrigen e pushtetit me mandatin e deputetit me cdo gje!

    Përgjigju
    • Patronazhisti: 25/10/2024 21:33

      Ai e ka fajin

  • Shark: 25/10/2024 14:00

    E hongri edhe ky,,, ca bohet kshu mer jahu t/gjithe te korruptum qenkan. Po mire mer haha kaq tru/peshk paskan qen duke ditur se drejtesia do ndryshoj nje dire ne shqiperine tonë t dashur.

    Përgjigju
  • Shqiptar neper bote.: 25/10/2024 13:53

    Plehr rrobqir njeri,e degjeneroj Çurri pafa dy muajsh ,i tha hajd se do flasim pas ca kohesh ... Te futet ne biruce ky plehre urgjent!!!

    Përgjigju
    • Tiku: 25/10/2024 14:41

      Pleh i shkon fiks fjala. I kerkonin njerezit para zgjedhjeve te shtrohej ndonje rruge dhe u thoshte tani u kujtuat per rrugen pas 30 vjeteve, duroni se mire jeni. Ndaj ketoj duhet tja japin edhe krevatin me gunga atje ne biruce

  • Tarrasi: 25/10/2024 13:05

    Ore po ça tē bēj SPKU shkret tē fusi gjith Shqiprin nē burg ? ? ? Se shqiptarēt tē gjith jan hajduta , mburavec , gēnjeshtar e 0 me xhufk.

    Përgjigju
    • [email protected]: 26/10/2024 07:39

      joo mjafton tua sekuestroj (jo thjesht konfiskim se ndajne prape torten keta) PO SA PARA NA PASKAN VJEDHUR PA E KUPTUAR SA NE MJERIM NA ZHYSIN. NDAJ IKEN MILETI SE KA SHERBIME TE MUNGUARA, NE REND POLICI QETESIE, SHENDETESI DOREN NE XEP DOKTORIT TE FUT DHE PA RADHE E KUR VJEN RADHA JOTE JE ANKUAR TE PERCJELL PA VIZITUAR MIRE SE I KE PRISHUR QETESINE PO DO AUDITOHEN EDHE ATA. ARSIM E KULTURE AKTIVITETE PLOT. PALE NDIHMA PER VERTET NJERZIT NE NEVIOJ. MERR E MERR KEMP E RRI VIL QERA TE SHKRETET NJEREZ PUNO PER QERANARRESIN E SHPISE PUNO PER QERAMARRRSIN E DYQANIT E RRAS POPULLIT SE KONSUMATORI BLEN. KËTA ME TENDERA I FRYJNE PO ME SH CMIMET SE KUSH I FAKTOI SA ISHIN CMIMET REALISHT SA E SHITEJ NE TREG TE LIR E SA SHITEJ NE TENDER

    • Lexues: 25/10/2024 16:14

      Tarras, le te te fusin edhe ty brenda nese ke vjedhur parate e taksapaguesve. Ka plot njerez qe jetojne me pune te ndershme.

  • Ay qy qe: 25/10/2024 13:03

    Aman mor amam, ky që bonte politikë me vetlla....kam marrë pëgjegjësi thoshte, kam bërë punë të mira, jam politikan i angazhuar....hë zgjebe keqe....burg!!! Veç biçikletat që ka në shtëpi nuk i justifikon dot ky hajadut ordiner, të shkoj spak ti gjej...se burokrat gjithë jetën nga dolën...

    Përgjigju
    • [email protected]: 26/10/2024 07:41

      edhe GJIKNURRI ka ashu bicikletash nga 8000 euro, po ate ndoshta e ngacmojne pas zgjedhjeve

  • Ervini: 25/10/2024 12:52

    Arrestojeni plehren.

    Përgjigju
  • Diti: 25/10/2024 12:43

    Po ai john radovani famshem ku eshte tani

    Përgjigju
  • Llesh gjoka: 25/10/2024 12:37

    Po pse vetem ky zgjebsi shkeli barazine ne tendera Po Lleshi qe e ka fillu duke vjedh supen e ushtarakeve Ne zall herr dhe naften e ushtrise si gjoja gjeneral, Me pas beri kerdine ne min e brendshme me gjithe shoqeruesin bq Ben ca deshen me ate ministri me fonde dhe cdo polic te shkrete Duke mos ju dhene as oret shtese as veshje dinjitoze as respektin As rroge sipas nivelit te rrezikut! Hetoni mire mos lejoni asnje plere te tallet me kte popull qe 33 vjet Se do i plasi shpirti me zullumet tuaje dhe sdo keni ndonje perfundim te mire, kaq do ky popull pak rritje page dhe dinjitetin e merituar ..

    Përgjigju
    • [email protected]: 26/10/2024 10:02

      KE SHUME TE DREJTE. PO SOT QELBESIT QE DETYROJNE POLICET TE PUNOJNE JASHTE ORARI NE PIKE TE VAPES ME GJITH ATE FLUKS TURISTESH PA I LENE TE PUSHOJNE ME DINJITET GJATE VERES ME FEMIT DHE FAMILJEN E TYRE PO dhe gjoja shperblimin per oret shtese ua japin te SPARi i Samir MANES qe i ardht SPAKKKu qafes. fundja pse vetem ne ate market. mir e ka Murrizi i lumt qe e ka ngritur sa her si ceshtje se atje dhe mall stok dhe cmime te larta. vjedhje eshre e dhe kjo e te drejtes. mund te duan rroba e veshje per shkolle per femijet ose pushime udhetime restorant HAJNAT HAJDUT edhe te vetes se vet si rrojn ne kete llum e ca shijojn nga kaq ore jet

  • Gjergj: 25/10/2024 12:32

    SPAK po vepron si njè komunale efektive nè politikèn shqiptare. Po heq MUTRAT nga tubacionet. Nuk çudit askènd nè kètè vènd, sasia e tyre. Çudia e vèrtetè, mbetet puna e SPAK. Kemi 35 vjet, qè pèrjetojmè hajdutèt, tè vidhnin dhe tè krekoseshin me veshje firmato, tè na bènin tè zgjuarin dhe pelivanin, derisa VJEDHJA e shtetit apo grabitja e pronès sè pèrbashkèt apo tè tretit, fillojè tè shihet si "ZOTÈSI". SPAK,me ndihmèn e SHBA-BE po kthen kètè republikè hajdutèsh dhe xhuxhèsh, kah civilizimi. Shihni paraqitjen e fundit nè media tè kètij delinkuentit tè sotèm dhe do kuptoni se deri ku ka shkuar bastardimi i gjithçkaje nè kètè qeveri. Nè atè paraqitje, ky delinkuent, ishte nèn hetim nga SPAK. Pyetja qè kèrkon pèrgjigje, mbetet vetèm njè. KUR DO MERRET EDI RAMA I PANDEHUR? Nuk èshtè mè fjala pèr NÈSE MERRET por vetèm KUR? Vizitat e Von der Leyen apo xhestet e puthadorèsit nèpèr europè, nuk ndryshojnè dot asgjè, nè faktin qè zotèria, èshtè KRYETARI I HAJDUTÈVE. A èshtè ndokush aq naiv saqè beson se vetèm vartèsit vjedhèn e grabisin?

    Përgjigju
  • fonu: 25/10/2024 12:27

    Ah ky Plarenti, na behej si i kuptueshem neper emisonet e B Fevzo-qerosit miliarder. Kurse tani ne Spak. Mire per drejtesine. Europa s'do nje vend te shtremberuar nga gjakpiresit e shqiptareve.

    Përgjigju
  • Dakord: 25/10/2024 12:26

    Forca Spak! Korrupsioni dhe vjedhja nuk kanë ngjyrë! Pres me padurim të shoh para drejtësisë edhe korruptuesit aktivë të oligarkisë.

    Përgjigju
    • Dekant: 25/10/2024 13:11

      Famozi gjon radovani ka perla fondet

  • AltinTop: 25/10/2024 12:24

    Ky qe dilte ne studio tv duke bere moral.

    Përgjigju
    • Megi: 25/10/2024 13:02

      Plarenti send friend request to ilir-meta

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?