Që në orët e para të mëngjesit të sotëm qindra qytetarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës i janë drejtuar bregdetit shqiptar, duke shënuar një nga flukset më të mëdha të ditëve të para të fillimit të sezonit turistik në vendin tonë.
Për shkak të numrit të madh të mjeteve të vogla dhe autobusëve shumica prej tyre me targa të Kosovës, Dogana e Morinit ka hapur kufirin, me qëllim që të shmangen radhët e gjata. Kjo është bërë në zbatim të marrëveshjes për qarkullim të lirë pa kontrolle kufitare. E njëjta procedurë është ndjekur edhe për automjetet me targa të huaja, përveç rasteve kur ka dyshime për shkelje apo rrezik.
Destinacioni kryesor për udhëtarët mbetet bregdeti shqiptar.
"Po shkoj në Shëngjin ose në Velipojë. Ka të mira dhe të meta, çadrat shumë afër. ", u shpreh një qytetar.
"Po shkoj në Shëngjin për fundjavë, jam me familjen. Autostrada ishte plot, trafiku i ngarkuar", tha një tjetër.
Në mesin e tyre ndodhen edhe tifozë që kanë ardhur për të ndjekur ndeshjen Shqipëri – Serbi.
"Do të shkoj për lojë kismet. Do të shohim Shqipërinë, ishalla do të fitojmë. Për fitoren po shkojmë.", u shpreh një qytetar nga Kosova.
"Mirë do të ecë, do të jemi të gatshëm për gjithçka.", tha një tjetër.
"Besoj se fitojmë, është ndeshje shumë e madhe për neve. Normal më e rëndësishmja deri më tani."
"Jemi duke shkuar me shikuar ndeshjen. Po shpresojmë që të fitojmë."
Ndërkohë kompanitë turistike të Kosovës shprehen se ky sezon turistik do të jetë me një fluks të qytetarëve të Kosovës që do të kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar.
Komente

KJO NDESHJE ESHTE E JONA SHQIPTAREVE TE SHQIPERISE...NUK ESHTE E JUAJA..E JUAJA ESHTE KOMVETARJA E KOSOVES..ATJE SHKONI E BENI TIFO....C'MUTIN DONI KETU....
Përgjigju