Menjëherë pas vëzhgimit të transmetuar në Report Tv lidhur me situtën në plazhet publike ka reaguar bashkia e Durrësit.
Mjetet e punës të ndërmarrjes së pastrim gjelbërimit kanë pastruar dhe pluguar plazhin publik të Vollgës siç akoma e quajnë durrsakët.
Pushuesit në intervistat tona patën bërë vërejtje lidhur me gjendjen e këtij segmenti i cili duhej pastruar nga leshterikët sidhe duhej pluguar. Sot pasdite situata aty ka ndryshuar 100 %.
‘Vijojmë nga puna për sistemimin e plazheve publike. Ndërhymë në shëtitoren “Taulantia” në lagjen 1, për të dhënë shërbim për të gjithë banorët e zonës si dhe pushuesit e shumtë', thuhet në një postim të kryebashkiakes Emirjana Sako.
Lajmi kryesor:
Vëzhgim i Report TV / 128 plazhe publike në Durrës, 41 në Sarandë dhe 35 në Velipojë, pushuesit: Janë pa pagesë por duhet pastërti (Pamje me dron)
S.B/r.k./ReportTv.al
