Vija bregdetare e Durrësit, 42 kilometra e gjatë, ofron këtë sezon 128 hapësira për plazhe publike pa pagesë, Nga Gjiri i Lalzit tek Shkembi i Kavajes.
Në Plazhin e Madh, ku gjendemi sot me kameran e Report TV janë 52 hapësira për publikun, në Shkëmbin e Kavajës 34 te tilla, por pushuesit ankohen për mungesë pastrimi, tualete dhe dushe.
Task Forca e Durrësit dhe policia po ndërhyjnë çdo ditë për të liruar zonat e uzurpuara nga privati.
Për here të pare këtë verë, qytetarët mund të pushojne falas, me çadrat e tyre dhe në Jug të vendit. Saranda dhe Ksamili këtë sezon ofrojne 41 hapësira të lira.
Report TV sjell pamjet me dron, nga zona përballë tre ishujve, ku janë lënë 900 metra katrorë plazh public. Ndërsa në Sarandë janë Plazhi i Centralit dhe Plazhi i Ri.
Në Velipojë janë ndarë 34 parcela për plazhe publike që menaxhohen nga bashkia dhe 55 stacione plazhi private.
Bashkia e Shkodrës thotë se kete sezon pushuesit mund të zgjedhin mes plazheve publike falas dhe atyre me menaxhim, ku do të aplikohet së shpejti pagesa. Sakaq pushuesit kerkojne me shume pasterti.
Nga Jugu ne Veri, kete sezon shihet se eshte dyfishuar hapesira e plazheve publike, por institucionet ende nuk i kane pajisur ato me gjithe infrastrukturen e nevojshme.
*Informuan gazetarët: Artur Korriku, Limos Didani, Ergys Kavaja
Menjëherë pas vëzhgimit të transmetuar në Report Tv lidhur me situtën në plazhet publike ka reaguar bashkia e Durrësit.
Mjetet e punës të ndërmarrjes së pastrim gjelbërimit kanë pastruar dhe pluguar plazhin publik të Vollgës siç akoma e quajnë durrsakët.
Pushuesit në intervistat tona patën bërë vërejtje lidhur me gjendjen e këtij segmenti i cili duhej pastruar nga leshterikët sidhe duhej pluguar. Sot pasdite situata aty ka ndryshuar 100 %.
‘Vijojmë nga puna për sistemimin e plazheve publike. Ndërhymë në shëtitoren “Taulantia” në lagjen 1, për të dhënë shërbim për të gjithë banorët e zonës si dhe pushuesit e shumtë', thuhet në një postim të kryebashkiakes Emirjana Sako.
Komente

Rera eshte e popullit....ASNJE CADER ME PAGESE....POPULLI SHKON NE PLAZH DHE E VENDOS CADREN KU TE DOJE....
PërgjigjuPo pse te mos e mbajme vete pastertine mos hidhni mbeturina vend e pa vend i coni tek koshi i plehrave apo dava shqiptari
PërgjigjuPer hapsira publike ne plazhe kontrolloni ne gusht atehere kur te gjithe jane me pushime jo tani.
PërgjigjuNqs den sherbim paguaj, nqw den plazh te lire eshte normale te mos ket dushe. Pastertia duhet te garantohet gjithmone e gjithkund
Përgjigju