Plazhin e duam që mos të vijë dikush nga mali të vër çadrën? Reagon Olta Xhaçka: Fraza u nxor nga konteksti! Unë vetë e kam origjinën 1300 metra mbi nivelin e detit

12 Prill, 14:02| Përditesimi: 12 Prill, 16:29

  • Share

Një fjali e shkëputur nga intervista dhënë mbrëmë në Top Channel nga ish ministria e Jashtme Olta Xhaçka shkaktoi  reagime në rrjet social.

“Plazhin e duam që mos të na vijë dikush nga mali të na vër çadrën aty”, kjo ishte fraza që deputetja socialiste përdori teksa u pyet se përse bashkëshorti i saj është bërë investitor në Himarë.

Sot në intervistë për Report Tv, Xhaçka tha se fraza ishte nxjerrë nga konteksti me dashakeqësi.

Nuk kam thënë po rrethojmë njerëzit nga mali. Nuk i kam parë komentet në rrjet. Por sërish është vazhdim i komenteve dashakeqe dhe fjalimeve të nxjerra nga konteksti. I kanë dhënë konotacion krahinor është dashakeqe. Doja të thoja që hoteli është në rrëzë të malit. Që ti japësh konotacione krahinore. Absolutisht jo. Të gjithë ata që i njoh dhe të gjithë ata që kanë komentuar origjinën nuk e kanë më shumë se unë. Origjina ime është mbi 1330 metra mbi nivelin e detit. Këto janë vërtet qesharake. Më vjen keq që me dashakeqësi e nxjerrin nga konteksti" tha Xhaçka për gazetarin Nertil Agalliu.


Lajmi kryesor:

Olta Xhaçka në Report Tv: Kuvendi s'më shpëtoi mandatin! Opozita po më detyron të bëj avokaten e bizneseve të burrit tim


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?