Olta Xhaçka në Report Tv: Kuvendi s'më shpëtoi mandatin! Opozita po më detyron të bëj avokaten e bizneseve të burrit tim

12 Prill, 13:45| Përditesimi: 12 Prill, 19:15

  • Share

TIRANE- 72 deputetë socialistë votuan dje kundër dërgimit në këtë Gjykatë të çështjes së papajtueshmërisë së mandatit të deputetes dhe ish ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Për ish ministrin e Jashtme seanca e djeshme nuk ka të bëjë me shpëtimin e mandatit të saj por me vendosjen e një standardi, norme.

“Mandati im nuk u shpëtua se nuk kishte çfarë të shpëtohej. Pavarësisht se sebepi ishte mandati im nuk ishte për mandatin tim, por për një standard e normë kushtetuese, pasi mandati im ka qenë shqyrtim i një procesi gjyqësor në Gjykatën Kushtetuese që në janar 2023. Iu nënshtrua një shqyrtimi gjyqësor që u krye nga Gjykata Kushtetuese dhe vendimi i saj ishte me pushim. 

Ajo që u votua dje në Kuvend nuk kishte të bënte thjesht me mandatin e Olta Xhaçkës. Unë kam qenë dhe do të jem gjithmonë në dispozicion të drejtësisë” tha deputetja socialiste Olta Xhaçka sot në një intervistë për Report Tv.

Po pse kjo çështje po përdoret nga opozita?

Xhaçka thotë se rasti i saj nuk ka të bëjë me papajtueshmërinë e mandatit pasi as ajo e as familja e saj nuk ka përfituar pronë shtetërorë apo fonde publike ndërsa akuzon opozitën se krijoi një furtunë në gotë, një çmenduri

Për të më hedhur baltë dhe për në furtunë në gotë. Më detyrojnë të bëjnë avokate të bizneseve të bashkëshortit tim. Duan që në mënyrë të pamoralshme të hedhin baltë dhe përmes sulmeve të papërgjegjshme të krijojnë idenë se ku ka një zë patjetër nuk është pa gjë. Ku ka një ministër ka patjetër një aferë dhe ku ka një cështje patjetër duhet të ketë ndikuar anëtari i kabinetit qeveritar, kryeministri...'

Xhaçka u shpreh e bindur se nuk ka konflikt interesi dhe u shpreh hapur se do të bashkëpunojë me drejtësinë kurdoherë. Nënvizoi se nuk ka ndikuar në asnjë rast në vendimmarrjen e Qeverisë në lidhje me statusin e investimit të bashkëshortit të saj. Madje tregoi se për lejen e dhënies në përdorim të plazhit për kompaninë e bashkëshortit të tij e kishte mësuar kur kishte parë rendin e ditës së mbledhjes së qeverisë. 

Kam dashur të jem gjithë kohës në dispozicion të drejtësisë pa ndikuar në asnjë proces, sic nuk kam ndikuar as si anëtare qeverie, një të drejtë ligjore jo thjesht të bashkëshortit tim por kujtdo që përfiton një masë që nuk është në favor e preferenciale, përmes një procesi krejt teknik të përmbushjes së kritereve ligjore. Ashtu nuk kam dashur të ndikoj në këtë proces ligjor e parlamnetar derisa ai të konkludohet. Kjo është arsyeja pse skam folur. Nuk është as në përgjegjësinë time profesionale apo individuale të bëja një gjë të tillë.    

Ju thashë që duhet të plotësohen disa kushte që një anëtar i qeverisë të jetë në konflikt interesi. Ne kemi dhe vendime të ILDKP-isë që në një organ kolegjial kur një anëtar i kabinetit nuk mund të ndikojë në vendimmjarrje nuk quhet konflikt interesi.

Aq më tepër ndaq e besoni ndaq mos e besoni

 Gazetari: Nuk dije gjë?

Olta Xhaçka: Jo nuk do të them nuk dija gjë e mësova kur pashë rendin e ditës. Ajo që nuk dija është që përcaktimi i koordinatave të plazhit në një moment në të ardhmen kur mund ti vihej në dispozicion një investimi të një përmase të caktuar që kishte fituar statusin e investitorit të asistuar kalonte me vendim të Këshillit të Ministrave. Këtë më konsideroni si të doni, por unë nuk e dija. Nuk kisha nga ta dija duke pasur parasysh një proces krejt teknik që ndodh në përmbushje të gjithë kritereve ligjore si gjithë të tjerët. Se nuk është status preferencial. Nuk është favor që të jepet.

Sipas opozitës, zonja Xhaçka është në konflikt interesi, duke qenë se bashkëshorti i saj, ish deputeti socialist Artan Gaçi, ka përfituar statusin e investitorit strategjik, për ndërtimin e një hoteli në bregdetin e Dhërmiut kur ajo ishte në postin e ministres së Jashtme. Por Xhaçka sqaron se nuk kemi të bëjmë me një status të investitorit strategjik por të investitorit të asistuar 

Një biznes i një përmase të caktuar me investim të caktuar dhe mundëson punësim të caktuar kur është i asistuar përfiton infrastrukturë rrugore. Nuk po themi të të bëjë rrugë shteti por të të krijojë akses që të hysh në kantier. Infrastrukturë energjetike, pra të lidhë telat e korrentit dhe të lidhë ujin e të japë prioritet vetëm prioritet në lidhjen e kontratës për përdorimin e plazhit kur ky është një biznes i caktuar që kualifikohet për tu asistuar. Ligji thotë që asistimi ndodh brenda një muaji. Nuk ka pronë publike, nuk jemi në ato nivele investimi. Ke vetëm prioritet në lidhjen e kontratës si 1500 të tjerë që lidhin kontratën përpara plazhit. Kjo është e drejtë që gjithkujt përfshirë dhe familjarëve të deputetëve mund tu lindë nga ligji i turizmit. Statusi i investitorit të asistuar ishte thjesht për të asistuar një biznes në një investim të caktuar të ndodhnin brenda një muaji. Jemi pas 3 vitesh nuk ka ndodhur asgjë. As aksesi në kantier, as lidhja energjetike. Ku është ndikimi i ministres? I anëtares së kabinetit për një investim që nuk ka pasur asnjë favor?

 Investimi në dritë të diell. ...

Pse nuk e vendosët të dorëzonit nga mandati?

Isha. U përfaqësova në Gjykatë Kushtetuese. Më dëgjuan 10 orë dhe vendosën ta pushojnë. Isha dhe u gjykua në themel. Nuk u mbrojta nga të tjerët por u mbrojta vetë. Ku është investimi? Ku është përfitimi nga publikja që mund ta shqyrtonte. 

 Me 72 vota kundër të mazhorancës dhe 39 vota pro të Opozitës, Kuvendi vendosi më 11 prill 2024 dhe që mandati i deputetes Olta Xhaçka të mos kalojë në Gjykatën Kushtetuese.

Ora 14:02
Plazhin e duam që mos të vijë dikush nga mali të vër çadrën? Reagon Olta Xhaçka: Fraza u nxor nga konteksti! Unë vetë e kam origjinën 1300 metra mbi nivelin e detit

Një fjali e shkëputur nga intervista dhënë mbrëmë në Top Channel nga ish ministria e Jashtme Olta Xhaçka shkaktoi  reagime në rrjet social.

“Plazhin e duam që mos të na vijë dikush nga mali të na vër çadrën aty”, kjo ishte fraza që deputetja socialiste përdori teksa u pyet se përse bashkëshorti i saj është bërë investitor në Himarë.

Sot në intervistë për Report Tv, Xhaçka tha se fraza ishte nxjerrë nga konteksti me dashakeqësi.

Nuk kam thënë po rrethojmë njerëzit nga mali. Nuk i kam parë komentet në rrjet. Por sërish është vazhdim i komenteve dashakeqe dhe fjalimeve të nxjerra nga konteksti. I kanë dhënë konotacion krahinor është dashakeqe. Doja të thoja që hoteli është në rrëzë të malit. Që ti japësh konotacione krahinore. Absolutisht jo. Të gjithë ata që i njoh dhe të gjithë ata që kanë komentuar origjinën nuk e kanë më shumë se unë. Origjina ime është mbi 1330 metra mbi nivelin e detit. Këto janë vërtet qesharake. Më vjen keq që me dashakeqësi e nxjerrin nga konteksti" tha Xhaçka për gazetarin Nertil Agalliu.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?