Arben Ahmetaj

Plot 150 000 dollarë në 6 muaj, Arben Ahmetaj në arrati pajton lobistë në SHBA

6 Shkurt, 12:30| Përditesimi: 6 Shkurt, 14:54

  • Share

Tirane- Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj  i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë shqiptare nën akuzë nga SPAK për korrupsion, pastrim parash, dhe fshehje të pasurisë ka marrë shërbimet e konsulentëve amerikanë për të luftuar në Uashington.

Bëhet fjalë për Prism Group, një kompani e njohur lobimi në Shtetet e Bashkuara do të lobojë për llogari të Ahmetajt në Uashington.  

Prism Group, në emër të klientit, Arben Ahmetaj dhe Erjola Flamur Hoxha, synon të angazhohet në aktivitetet politike për të edukuar politikëbërësit mbi akuzat e rreme kriminale të drejtuara ndaj klientit nga Qeveria e Shqipërisë,” thuhet në marrëveshjen e nënshkruar mes Ahmetajt dhe Prism.

Sipas dokumentave të depozituara në departamentin e Drejtësisë në SHBA marrëveshja do të ketë një afat prej 6 muajsh nga 15 janari deri në 15 korrik të këtij viti.

Në këmbim Ahmetaj së bashku me familjarët e tij do të paguajnë në total 150 mijë dollarë për shërbimet e kompanisë amerikane të lobimit, nga të cilat 50 mijë menjehërë, ndërsa pjesa tjetër me këstë mujore.  

Shërbimet

Sipas tekstit, kompania amerikane do të kryejë shërbimet e mëposhtëme për llogari të Ahmetajt:

Këshilla për të drejtat ligjore, politike dhe njerëzore të Klientit dhe shkeljet e këtyre të drejtave nga qeveria dhe aktorët politikë në Shqipëri;
Lobim drejtpërdrejt në Qeverinë e SHBA-së (departamentet dhe agjencitë e degës ekzekutive federale dhe Kongresin) për çështjet në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Shqipëri, përfshirë programet e ndihmës së huaj, korrupsionin zyrtar, mbështetje ekonomike dhe tregtare, ndihmë ligjore dhe drejtësie, dhe partneritete të ndryshme rajonale;
Do të zhvillojë marrëdhënie me aktorë të tjerë të interesuar për të mbështetur qëllimet e këtij projekti.
Do të kryejë takime të rregullta javore (dhe përditësime me shkrim) me Klientët për t’i informuar ata për aktivitetet e Kompanisë në lidhje me to
“Grupi Prism parashikon kontaktimin e elementëve të degës ekzekutive dhe legjislative të qeverisë së SHBA-së në zbatimin e kësaj marrëveshjeje,
” thuhet në dokumentin e depozituar në FARA, shkruan alfapress.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • raku: 06/02/2024 21:34

    s'ka shans per azil. po me ate pare qe ka mund te shkoje jashte europes dhe te rroje si boss

    Përgjigju
    • Or tej: 07/02/2024 06:51

      Te kete lek me vete se te mban Zvicrra or teeeejjjjj

  • redi: 06/02/2024 18:28

    Lobimi ne Uashigton baraz burg per hajdut ne Shqiperi.Nuk pranon qeveria Americane te. Egocioje me persona ne jerkin nga Spak te cilin vet e kane ngritur . Kjo histori lobingu e Ahmetajt do kete nje son si historian e Padua se Saliu ne Paris ! Ahmetaj eshte mashtrues dhe hajdut nuk meriton perkrahje se ka vjellur duke shperdoruar detyren shteterore qe Kure nuk e meritonte ,per kete faj absolute ka Rama kur kishte mijera socialist te ndershem dhe te afte .Populli thote koka ben dhe koka peson

    Përgjigju
  • luli: 06/02/2024 15:10

    Imagjino sa ka vjedh ai i gjati...

    Përgjigju
    • Imagjino: 07/02/2024 08:45

      Salimeta

  • Mandi: 06/02/2024 13:52

    Veprim i zgjuar. Besoj qe Ahmetaj po perpiqet te krijoje nje rekord qe pervec pjeses penale te godase ne pas Shqiperine si pale ne gjykim civil dhe marre ndonje shume deri ne 10 milione euro. Ku i gjeti parate? Nuk e dime por ka nje dallim te madh me rastin e Rames i cili pagoi kesh McGonigal ne nje marrveshje te fshehte dhe kriminale plot 300 mije dollare. Dhe boti i ka vene shpatllat burgut. Ndersa Ahmetaj lidh kontrate publike dhe konkrete me nje kompani lobuese.

    Përgjigju
  • populli: 06/02/2024 12:42

    Ministri i nje prej vendeve me te varfra ne Europe paguan nje prej studiove me te shtrenjta ne bote. Hajde besoi Ahmetajt Berishes dhe te tjereve!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?