Nikollaq Çepaj (Taullaraj)
Mjekët e spitalit të Vlorës kanë dhënë detaje për gjendjen e të plagosurve nga atentati. Nikollaq Çepaj (Taullaraj) që ishte shënjestra e atentatit në Vlorë u transportua në gjendje të rëndë në Tiranë për ndërhyrje të specializuar te 'Trauma'. "Nikollaq Çepaj është dërguar në gjendje shëndetësore të rënduar në Tiranë. 37 vjeçari ka marrë 5 plumb, në kokë, legen dhe shpinë. Ndërsa gjendja e tij shëndetësore është serioze për shkak të plumbit në kokë. Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje të kirurgjikale ndërsa është dërguar në spitalin e Traumës. 28-vjeçari Roland Çepaj ka marrë dy plumba në të dyja këmbët, por gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën" thanë mjekët.
Lajmi kryesor: