I penduari i drejtësisë Erion Alibej është përplasur në gjykatë me të pandehurin Xhuliano Hoxha gjatë dhënies së dëshmive lidhur me ngjarjet kriminale ku kanë qenë të përfshirë.
Shumë prej pyetjeve, Alibej është përgjigjur duke thënë ‘nuk e mbaj mend’, duke ngjallur nervozizëm tek ‘shoku’ i tij teksa po diskutohej për një vajzë të identifikuar si Megi K., ish e dashura e Alibejt.
“O Erjon, po kujtoje një gjë se më plase shpirtin”, i ka thënë Xhuliano Hoxha në gjykatë.
Më pas Hoxha drejtuar Alibejt tha: Pishmani im në jetë është që s'të vrava ty me dorën time.
Hoxha pyeti Alibejn nëse kishte dashur ta vriste Megi K., ndërsa ai iu përgjigj të pyeste Suel Çelën.
"E ke në Peqin Suel Çelën", tha Alibej, duke i kërkuar ndjesë avokatit Sokol Hazizaj, që mbron Çelën në një tjetër proces.
Erjon Alibej u pyet gjithashtu dhe nëse do të bashkëpunonte përsëri me Nuredin Dumanin dhe Xhuliano Hoxhën për të vrarë Talo Çelën.
“Edhe me djallin për Talo Çelën”, ishte përgjigja e të penduarit të drejtësisë.
Lajmi kryesor:
Dosja ‘Plumbi i Artë’/ Erjon Alibej rrëfehet për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt: Kur dhashë urdhrin, fola me Nuredinin! I thashë ta vriste me thikë
K.B/ReportTv.al