'Po digjet shtëpia me njerëz brenda në Zogaj!' Kalvari i telefonatave për të kërkuar ndihmën e zjarrfikësve në Shkodër, Dëshmitari: Erdhën pas 40 minutave

14 Prill, 10:56| Përditesimi: 14 Prill, 11:03

  • Share

 

SHKODER-  Një 52 vjeçar humbi jetën pasi banesa e tij u përfshi nga flakët ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri.  Ngjarja u regjistrua rreth orës 02:10 të 14 prillit 2024 në lagjen Zogaj.

Me lot në sy fqinji Riza Mullahu tregon si shkoi ta ndihmonte për ta shpëtuar Jakup Çotjen por ishte e pamundur. Ndërkohë një tjetër problematikë që vihet re është nëse do të kishte një koordinim më të mirë dhe zjarrfikëset do të vinin në kohë dhe të pajisura me mjetet e duhura atëherë dhe jeta e 52 vjeçarit mund të shpëtohej.

"Riza Mullahu, Në orën 01.45 minuta doli bashkëshortja e jashtë e kërkonte ndihmë. Riza hajde se u dogj burri. E gjeta tek dera, djali erdhi shakull në oborr. Kërkonte ndihmë. Hyra në katin e parë. Më doli tymi e flaka përballë. Djali im u ngjit lart në katin e dytë e ishin gati duke mbetur lart nga tymi. U mundova ta fikja por banesa u përfshi nga flakët se çatia ishte e veshur me katraman"

Telefonata për ndihmë

Fqinji tregon kalvarin e telefonatave të djalit për të kërkuar ndihmë.

“Djali lajmëroi zjarrifikëset. I doli Malësia e Madhe. I kanë thënë nuk kemi punë. Djali i tha po digjet shtëpia me njerëz brenda në Zogaj, lajmëroji. Jo lajmëroi ti. Pastaj ka marrë policinë. Policia i ka thënë lajmëro zjarrfikëset. Lajmëroi zjarrfikëset e Shkodrës e ata mund të kenë ardhur pas 40 minutash. Ishin 4 vetë. Kanë shpenzuar ujin, kanë mbushur cisternat, e kanë ardhur deri në orën 08:00 kanë qëndruar këtu, derisa e nxorrën viktimën. Ishte për ti bërë derman viktimës por nuk u arrit" thotë ai. 


Lajmi kryesor:

Shkodër, zjarri shkrumbon 52 vjeçarin brenda në banesën e tij në Zogaj, shpëton gruaja e fëmijët! Dëshmitari: Zjarrfikësja erdhi me vonesë (EMRI+VIDEO)


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?