Shkodër, zjarri shkrumbon 52 vjeçarin brenda në banesën e tij në Zogaj, shpëton gruaja e fëmijët! Dëshmitari: Zjarrfikësja erdhi me vonesë (EMRI+VIDEO)

14 Prill, 08:31| Përditesimi: 14 Prill, 11:45

  • Share

SHKODER- Një 52 vjeçar humbi jetën pasi banesa e tij u përfshi nga flakët ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri.  Ngjarja u regjistrua rreth orës 02:10 të 14 prillit 2024 në lagjen Zogaj.

Dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

"Rreth orës 02:10, në lagjen Zogaj, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit J. Ç., 52 vjeç, e cila është djegur plotësisht. Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi Jakup Çotaj  ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri informoi policia e Shkodrës.

. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit  po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit

Lajmi ne perditesim... 

Ora 10:56
'Po digjet shtëpia me njerëz brenda në Zogaj!' Kalvari i telefonatave për të kërkuar ndihmën e zjarrfikësve në Shkodër, Dëshmitari: Erdhën pas 40 minutave

 

SHKODER-  Një 52 vjeçar humbi jetën pasi banesa e tij u përfshi nga flakët ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri.  Ngjarja u regjistrua rreth orës 02:10 të 14 prillit 2024 në lagjen Zogaj.

Me lot në sy fqinji Riza Mullahu tregon si shkoi ta ndihmonte për ta shpëtuar Jakup Çotjen por ishte e pamundur. Ndërkohë një tjetër problematikë që vihet re është nëse do të kishte një koordinim më të mirë dhe zjarrfikëset do të vinin në kohë dhe të pajisura me mjetet e duhura atëherë dhe jeta e 52 vjeçarit mund të shpëtohej.

"Riza Mullahu, Në orën 01.45 minuta doli bashkëshortja e jashtë e kërkonte ndihmë. Riza hajde se u dogj burri. E gjeta tek dera, djali erdhi shakull në oborr. Kërkonte ndihmë. Hyra në katin e parë. Më doli tymi e flaka përballë. Djali im u ngjit lart në katin e dytë e ishin gati duke mbetur lart nga tymi. U mundova ta fikja por banesa u përfshi nga flakët se çatia ishte e veshur me katraman"

Telefonata për ndihmë

Fqinji tregon kalvarin e telefonatave të djalit për të kërkuar ndihmë.

“Djali lajmëroi zjarrifikëset. I doli Malësia e Madhe. I kanë thënë nuk kemi punë. Djali i tha po digjet shtëpia me njerëz brenda në Zogaj, lajmëroji. Jo lajmëroi ti. Pastaj ka marrë policinë. Policia i ka thënë lajmëro zjarrfikëset. Lajmëroi zjarrfikëset e Shkodrës e ata mund të kenë ardhur pas 40 minutash. Ishin 4 vetë. Kanë shpenzuar ujin, kanë mbushur cisternat, e kanë ardhur deri në orën 08:00 kanë qëndruar këtu, derisa e nxorrën viktimën. Ishte për ti bërë derman viktimës por nuk u arrit" thotë ai. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/04/2024 02:09

    Dhe nga cili minister varen zjarrefikesit dhe keta police??

    Përgjigju
  • Shiroksi: 14/04/2024 08:48

    Pse zonja paska shpëtuar dhe burri është djegur?! Të bohen hetimet për ngjarjen? Dhe mos ketë një ngjarje ose konflikte mes burrit dhe gruas? Për mua më lë për të dyshuar se mos ka ndonjë pa kënaqësi ndaj njeri tjetrit që gruaja të shpëtoj pa dëmtime dhe burri të digjet brenda!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?