Projekti i Sheshit të Flamurit

'Po gllabërojnë Sheshin e Flamurit', Rama i përgjigjet Bujar Leskajt: Foltorexhinjve u duket kolonata si stacion autobusësh! Projekti do i japë Vlorës një përmasë të re

2 Prill 2022, 14:39| Përditesimi: 2 Prill 2022, 17:38

  • Share

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetit Bujar Leskaj, i cili akuzoi se Sheshi i Flamurit në Vlorë po 'gllabërohet' për të ndërtuar terminal autobusësh. Me një postim në Twitter, Rama ironizon, teksa shkruan se "Foltorexhinjve u duket kolonata si stacion autobusësh". Për Ramën, po Sheshi i Flamurit do të jetë "një tjetër spektakël urban në Vlorën e Rilindur".

"Më thonë qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës se dashkan transparencë për projektin e Sheshit të Flamurit! U duket kolonata si stacion autobuzësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazëm, që arkitekti i famshëm belg e kthen në qendrën më të madhe social-kulturore të vendit! Nuk u ve faj se as nuk dinë as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë, po Sheshi i Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorën e Rilindur, që mezi pres ta shoh të realizuar megjithë qendrën social-kulturore, e cila do t'i japë Vlorës një përmasë të re!", shkruan Rama.

Ditën e djeshme, Leskaj shkroi në Facebook se gjysma e 'Sheshit të Flamurit' po 'gllabërohet nga sekti Rama'.

"Gllabërimi i Sheshit të Flamurit nga sekti Rama. Ju (qeveria) jeni identifikuar dhe vazhdoni si qeveri fasadash. Si qeveri që paranë publike po e përdorni jo në përputhje me parimet e efiçencës, efektivitetit dhe ekonomicitetit të mirë. Shembulli më i keq, shembulli më flagrant ku ju i keni shpenzuar këto para për fasada dhe për politika të mbrapshta është në Vlorë, ku të paktën tre sheshe: Sheshi i Skelës në të cilën ndodhej përmendorja e Atit të Kombit, Ismail Qemal Vlorës, sheshi i Flamurit që është shesh unik, shesh historik i kombit shqiptar dhe sheshi përpara bashkisë nga shpenzimet tuaja të panevojshme në vlerën rreth 15 milionë euro, rezultojnë sheshe ku qytetarët shqiptarë veç asaj urrejtjes suaj, urrejtjes së kryetarit të sektit ndaj Historisë, ndaj Ismail Qemalit, mund të shikojnë edhe se si keqpërdoren paratë shqiptare. Për më tepër, për më keq dhe, për këtë ju ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të majtë e të djathtë, të vini në Vlorë, të vizitoni Vlorën, të shikoni Sheshin e Flamurit si po gllabërohet gjysma e këtij Sheshi historik nga sekti Rama. Përse? Për të ndërtuar një terminal autobusësh!", shkroi ai.

Para një viti Rama sqaroi elementët historik të këtij sheshi, që me përfundimin e këtij investimi do të nxjerrin më në pah vlerat që mbartin.

“Sigurisht është pjesa e trashëgimisë në ato godina që i takojnë një periudhe historike përpara luftës, është pjesa që ka të bëjë me atë zonën arkeologjike në shesh, është pjesa që ka të bëjë me varrin e Ismail Qemalit, me monumentin e pavarësisë dhe me varrezat e dëshmorë që janë në anën tjetër dhe që me këtë formatim ekzistues të sheshit janë pak të spostuar nga pjesëmarrja si duhet në atë kompleks dhe është edhe ai instalimi aty i atyre 4 topave të famshëm të 4 vilajeteve”.

Ai sqaroi se, “projekti i ri jo vetëm që i ruan, por edhe i nxjerr në pah më bukur duke shtuar edhe të tjerë elementë që nga tapeti i kuq i gurit apo i mermerit tek ai tempulli aty që do shërbejë edhe si një strehë për aktivitete të ndryshme por edhe si një zonë për të pasur në fundjave sic e kanë shumë qendrat historike të Europës atë tregun e produkteve të zonës që hapet në fundjavë dhe më pas largohet”.

“Sigurisht që që do të pasurohet edhe me një element tjetër që deri sot ka qenë problem më i madh i atij sheshi, që është ajo karabinaja e Sulos të cilën ne e kemi future në procedurë shpronësimi për të prerë kullën që do të asgjësohet dhe për të transformuar të gjithë pjesën tjetër që është pjesa tre katëshe, në një qendër publike e cila do të ketë funksione të ndryshme duke ju ofruar hapësira të gjitha moshave me një bërthamë të rrjetit që ne kemi filluar të ngrejmë, duke filluar nga Tirana, Korça do ta fillojë së shpejti, të inovacionit digjital që do t’i shërbejë të rinjve për të marrë kurse intensive të praktikave digjitale, për të mësuar kodimin rrugët se si mund të përfshihen në tregun global të punës online gjë që është e ardhmja për të rinjtë në aspektin e punësimit ku krijohet mundësia pa lëvizur nga vendi, nga qyteti apo fshati ku je. Mjafton të kesh akses në internet dhe ti vetëpunësohesh duke dhënë shërbime për të tretët në një treg që sot që flasim ka 2.4 milionë vende të lira pune për të gjithë të rinjtë e globit që duhan të përfshihen dhe që zotërojnë këtë aftësi”, deklaroi Rama.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ILIR: 04/04/2022 00:21

    NUK KE PSE VENDOS KOLLONADA NE SHESHIN E FLAMURIT ,,,O HAJVAN KRYEMINISTER....TE RENTE DAMLLAJA ......

    Përgjigju
  • Tirana: 02/04/2022 21:37

    TURPI i Vlores, gangsteri ordiner Leskaj, nje FALLCO AKADEMIK, i cili ka abuzuar e vjedhur pasuri publike ne te gjitha funksinet qe ka kryer, nuk ka moral te kerkoje per ato qe kerkon ndaj Rames. Ai duhet hetuar per pasurite e tij te grabitura me ushtrimin e pushtetit si pinjoll i Berishes. Vendi i tij eshte burgu, jo Kuvendi

    Përgjigju
  • Andi: 02/04/2022 20:57

    Rama gjithmon ka ber gjera te bukur sidomos per vloren qe e do as shume keto jan fjal te saliut qe do te acaroj popullin

    Përgjigju
  • Ardi: 02/04/2022 20:51

    Ku i kane syte ata qe flasin negativisht...Vlora sot eshte kthyer ne nje nga qytetet me te mira nga cdo aspekt i mundshem vetem fal punes se Edi Rames si deputet dhe si kryeminister

    Përgjigju
  • Rezi: 02/04/2022 20:45

    Komunikimi eshte vertete gjejw me pozitive.Dhe nuk e di pse Vlora te perfundoj ne krahun e sal protopapes.

    Përgjigju
  • Tasimi: 02/04/2022 19:05

    Ti Bujar na trego pak si e grabite doganen,si i grabisje drejtorat me 50mij euro kur ishe ne klsh,si i grabite pronat te marina ,karburantin ne transballkanike na trego si u bere supermilioner..çfare kujton ti se nuk I dine vlonjatet hajduterit e tua,, cfare ke bere ti per vloren me shume vite ne pushtet...(vetem ke pasuruar veten dhe nje kriminel trafikant)

    Përgjigju
    • Skelari: 02/04/2022 20:08

      Te na tregoj dhe per Mukajt po pati kohe.

  • sheshi dhe nevojtorja publike: 02/04/2022 18:58

    sikur ish ky qe tha erdhi koha tu kthej UNE sheshin e flamurit shqiptareve. Cju kthehu?! nje godine qe ai e quan kolonat......50x50 metra me nje vrime ne mes qe del nje peme. zuri hyrjen e rruges muze te pavaresise Justin Godart te restauruar nga amerikanet dhe zuri frymen e monumenti dhe shtizes se flamurit per mos folur per bashkine. PO! ju a dha sheshin shqipatreve te behet nevojtore pas kollonave.

    Përgjigju
  • Juristi: 02/04/2022 18:48

    Militant qetësohemi. Referoheni fakteve dhe jo propagandës së partisë . 1- Nuk ka faj leskua as PD-ja si ishte katandisur Vlora ,që pas vitit 97 bashkia është drejtuar nga e majta . 2- Rama si kryeministër di shumë më shumë se ç'thotë për leskon po nuk flet. 3- Kujtoni se ç'thotë Rama kur saliu do prishte piramidën. Si mendoni ju se piramida ka vlera kombëtare më të mëdha se Sheshi Flamurit. Për mua ndërhyrja te Sheshi I Flamurit është brutale. Rama ku ka gjetur shesh e ka bërë përshesh.

    Përgjigju
    • Rilindja urbane: 02/04/2022 21:44

      Edhe bar do hame e parimet nuk i shkelim me keta k... edhe 100 vket ne pushtet e keni ramen

    • Skelari: 02/04/2022 20:05

      Po pse ore derdimen kush e beri rrugen hyrese ne Vlore, baipasin, bulevardin, lungomaren dhe sot sheshin e flamurit e me skelen bashkia e Vlores e beri apo qeveria? Bashkia me taksat qe mbledh nuk ben dot 100 metra rruge apo te pastroje qytetin lere me te tjerat. Asnje bashki ne Shqiperi perfshire dhe Tiranen nuk bejne dot pune te medha me fondet e tyre.

  • Ricardo: 02/04/2022 17:40

    Vlora pati fat qe ka deputet Edin dhe njekohesisht Kryeminister ! Ndoshta edhe me e bukur se Tirana do te behet nga investimet e bregdetit si dhe brenda saj .U ndodha ne Vlore rreth vitit 2010 ,dhe ishte katandisur qe qytet plehre, me trotuare te shkaterruar, te pervelonte dielli se skishte peme fare,per te ardhur keq ne cdo drejtim ! Kjo Vlore qe po krijohet eshte merite e vecante e PS dhe gjigandit Edi ! Populli vlonjat i di dhe i sheh keto ndryshime dhe e ka te qarte drejtimin qe ka vendosur,qente le te lehin, karvani gjithmone perpara !

    Përgjigju
    • Skelari: 02/04/2022 18:14

      As rruge nuk kishte te hyje ne Vlore. Ishte katastrofe. As qe nuk diskutohet qe ka ende shume pune per tu bere por eshte si dita me naten krahasuar me 8 vjet me pare.

  • Maks: 02/04/2022 16:56

    Ore si ka mundesi qe asnje qeveritar opo ish qeveritar nuk flet per marrveshjen e tapit apo si duket e kan lyer gishtin te gjith nga tapi

    Përgjigju
    • Edi Berisha:: 02/04/2022 20:25

      Prej TAP-it ja kemi hedhur TRAP-it

  • Endi: 02/04/2022 15:47

    Po kur fol dhe ti bujar leskaj , po boll ore boll se te vjen te plasesh se e ka bere vloren aq te bukur sa asnji sdo e bonte donte , ty bravo te qofte se ai do jete me te verttete nje speaktakel

    Përgjigju
  • Tori: 02/04/2022 15:10

    Bujar qoftja e rakija hap syt e shiko si po e transformon shqiperin e ne vecanti vloren Rama . Qe nga klubi i lagjes nuk vlereson dot Ca po ben Rama ne vlore , te mos themi se cfar bet ju per vloren qe e katandiset ne dite te hallit . Flisni ju per sekt qe jeni nje band qe vetem e vodhet shqiperin e vloren e katandiset ne nje banjo publike . Turp tju vij qe merni guximin e flisni . Ulni koken te turperuar e mos u ndjeni . Thuaj nje gje te vetme cfar bet per vloren vetem nje dua te thuash se Jo ta them une : pluhur , mbeturina , renoja , inerte , balt , pisllek nga te kater anet ,eresie eku di une tjeter . Beji ysmetin gotes e qofteve se iriqi e ka vendin ne fere .kaq per sot .

    Përgjigju
  • Kokuqi: 02/04/2022 15:09

    O shtet o popull po si ka mundesi te flasi bujar leskaj per vlore qe ska bere asnje gje vetem per intriga e ka mendjen e te vjedhi po pse si thua o kryeminister ku i gjeti leket qe po bene pallatet dhe mori gjithe akademin me letra fallco me gjithe kushuririn trafikan te qenjeve njerezore e ka hetu njeri kete palo njeri turp i mathte flasi ky per vloren

    Përgjigju
  • Fieri: 02/04/2022 14:57

    Verifikojani pasurine ketij Jarit se coc do ncirrni,lerini llafet neper portale.

    Përgjigju
  • Loijl: 02/04/2022 14:51

    Po si ka mundesi qe s'ben ky delirant asnje transparence per projektet, as pyet njeri, as konsultohet. Harxhon leket ky i cmendur, si t'i doje qejfi, e ka mbushur Vloren gjithe kodra me dhè e me beton. Te eshte dhene vota nga halli, o piktor i deshtuar, se skemi ke votojme, nuk te eshte dhene se je gjeni!! Perkundrazi, je shume medioker.

    Përgjigju
    • Zyberi: 02/04/2022 19:21

      O loji ka hapur byrektore Jari per komentuesa qe te vjellin vrere sa me shume kunder puneve te mira ,,po rri o lumadh se vlora tani u be qytet se ishte fshat vinte era bajga, rama e transformoi..

    • Loijl: 02/04/2022 17:28

      E fitove sufllaqen per sot, lum partia qe te ka, me 3 komente nga e njejta tastiere o nushi loni pupi. Ik vrit veten plehre, se tipat si ju e kane marre ne qafe kete vend

    • Nushi: 02/04/2022 15:48

      Po nga halli prandaj e voton e gjithe vlora dhe do e votoje njerzit shofin investimet ndryshimet, po pse flet palidhje o lolo

    • Pupi: 02/04/2022 15:43

      Po ti vetem nese ske sy per t pare veprat…sepse gjithcka po shkon n transparenc totale

    • Loni: 02/04/2022 15:15

      O lloi po ke do pyesi bujar pianesin dhe intrigaxhiun qe sla me pa futur ne shere po pyete bujarin ku i gjeti leket qe po bene pallate dhe otele ky je o spak pse nuk i heton

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?