Ekonomi

'Po hiqni kompensimin e TVSH-së se është administrata e paaftë’, Braçe: Në 2014 keni mbështetur taksimin që sot e quani joefektiv 

22 Nëntor 2021, 14:44| Përditesimi: 22 Nëntor 2021, 14:45

  • Share

1637588692_Screenshot5.jpg

Braçe ka lexuar në Komisionin e Ekonomisë relacionin për ndryshimin e ligjit të TVSH-së, në vitin 2014 kur u bë kompensimi i TVSH-së 20% në blerje dhe 20% në shitje, ku thuhej se kjo skemë inkurajon rritjen e sektorit. Sipas deputetit si pasojë e barazimit të TVSH në 2014 u rrit formalizimi dhe numri i fermerëve. Me këtë argument thotë se ky ndryshim i propozuar këtë vit vjen si pasojë e paaftësisë së administratës për të bërë rimbursimin korrekt të fermerëve. 

“Kam ardhur me votat e njerëzve që duhet të merrni kompensim, dhe tani këta njerëz të penalizohen sepse administrata është e paaftë të siguroj që kompensimi i TVSH të shkoj tek fermeri, e kam të papranueshme, pse kjo skemë ndodh edhe tek birra dhe tek ndërtimi. Është e tepërt të sillet argumenti që nuk e ka përfituar fermeri. Me këtë paketë nuk zgjidhet problemi i bujkut”, tha Braçe.

Ish zëvendëskryeministri tha ndër të tjera se nga skemat kombëtare nuk kanë përfituar të gjithë fermerët, për këtë arsye Braçe propozoi rimbursim direkt nëpërmjet një skeme tjetër. 

“Nga skema e naftës jo të gjithë përfituan, sepse pjesa dërmuese nuk e besoi sepse njerëzit nuk besojnë tek skemat mbështetëse, sepse ato janë kush aplikon i pari merr i pari. Vajti lista tek 4800, ai 4801 nuk përfiton më. Kaq përfituan këtë vit, për krerë lopësh, apo koshere bletësh. Po ne nuk kemi kaq fermerë, pasi kaq i kam vetëm unë në Lushnjë dhe Divjakë. Do bëj garë unë me Vullnetin, kur hyra unë të aplikoja atje ishin 500 veta që kishin aplikuar nga Selenica. Unë kam hall të bëj prodhim, të ushqej fëmijët e mi dhe mbaj ekonominë gjallë, unë nuk kam hall të bëj gara. Barazimi i skemës i jep mundësi të gjithëve të përfitojnë.  Hallin e fermerit keni ju? Ato komponentët në faturën e TVSH-së, atë pjesën e TVSH-së që llogarisni tek autofaturimi të mos e paguaj grumbulluesi, ta paguaj shteti në momenti që fermeri me autofaturën që i ka dhënë grumbulluesi të paraqitet tek Ministria e Bujqësisë apo tek tatime dhe kalojani në llogarinë bankare. Edhe skema është e barabartë dhe lekët shkojnë tek fermeri. Pse duhet të aplikoj unë në muajin prill dhe ti marr lekët në muajin nëntor nga skemat mbështetëse kur fare kollaj me autofaturë paraqitem tek zyra dhe marr subvencionin”, tha Braçe.


Lajmi kryesor:

Jo 65 lekë por 40 lekë për litër, kërkohet ulja e taksës së karburantit për jahtet, diskutime te 'Ekonomia'! Ato që lundrojnë në ujërat tona zero taksë


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?