SARANDË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Delvinë, ku një bari teksa po kulloste bagëtitë ka rënë në një përrua, e për pasojë ka gjetur vdekjen. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:00, në vendin e quajtur Guvel, fshati Tatzat.
Viktima është identifikuar si Shaban Qoku banor i fshatit Kalasë, teksa ka rënë nga 15 metra lartësi së bashku me mushkën, në rrethana ende të paqarta.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
"Delvinë/Informacion paraprak. Më datë 29.11.2021, rreth orës 19:00, në vendin e quajtur Guvel, fshati Tatzat, shtetasi Sh.Q., 58 vjeç, duke kullotur bagëtitë e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në përrua dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton Policia.