Tirana ka shkatërruar në derbi 5-1 Partizanin, duke marrë një trepikësh shumë të vlefshëm në luftën për titull kampion. Gjithsesi për sfidën kishte shumë kontestime pasi Tirana mori dy penallti dhe Partizani u ndëshkua në minutën e 14 me karton të kuq.
Tirana nuk u ka mëshirë. Ekipi bardheblu shënoi edhe dy herë të tjera në fund me Ernest Mucin në minutën e 82 dhe 90 duke i çuar shifrat në 5-1.
Pas dy rrjetave të Bathës për Tiranën, Idrizaj i Partizanit shënoi autogol në portën e tij në minutën e 63 duke e dërguar rezultatin në 3-1 për Tiranën.
Nuk ndalet Tirana. Tre minuta, pasi Batha ktheu në gol penalltinë e parë, Telushi shkakton një tjetër faull që për gjyqtarin ishte penallti, të cilin sërish Batha e dërgoi në rrjetë.
Partizani e nisi derbin me gol, pasi William shënoi në minutën e 2, por avantazhi zgjati shumë pak, pasi Tirana barazoi në minutën e 16 me penalltinë, që ktheu në gol Batha, ndërsa Bitri që shkaktoi faullin doli me karton te kuq.
E ndërsa ndeshja filloi në orën 19:00 për shkak se policia këmbëngul se tifozët duhet të futen vetëm me ID, shumë prej tyre, ultras të Partizanit kanë mbetur jashtë pasi nuk e pranojnë këtë kusht.
Tifozët janë pjesa më e bukur e derbit të kryeqytetit që nuk mungojnë asnjëherë me koreografitë e mrekullueshme në tribunat e stadiumit. Tifozët bardhelu shpalosën një banderolë të madhe me mbishkrimin 'Një shekull', pasi klubi feston 100 vjetorin e krijimit këtë vit dhe shpresa është e madhe për titullin kampion.
Komente

Do i shqyejne bythen Vlores siç ja kanë shqyere gjithnjë
PërgjigjuMe t rraf bajgat si me t q.. breshka
PërgjigjuTirana eshte bere si kombetarja e frances ,,vetem jevgj.....
Përgjigju