TIRANË- Një operacion i SPAK çoi në goditjen e grupit të Avdylajve në Durrës dhe Rrumit të Shijakut, të akuzuar për vrasjen e Edmir Bregut në 2021 dhe tjetërsimin e pronave në bregdetin e Durrësit. Në dosjen hetimore të SPAK, zbulohet edhe lidhja mes këtyre dy grupeve. Ndërsa, Avdylaj kishte porositur eliminimin e Edmir Bregut për hakmarrje, nga ana tjetër grupi i Rrumit të Shijakut, i njohur ndryshe edhe si Aleksandër Laho, bashkëpunonte me këtë grup për të ekzekutuar kundërshtarët e tij, ndërsa në këmbim u premtonte prona në Durrës, të cilat ua merrte fshatarëve përmes tjetërsimit.
Në dosjen e siguruar nga Shqiptarja.com, SPAK thotë qartë se Rrumi i Shijakut u dha prona me qëllim që Avdylajt ta ndihmonin për të vrarë kundërshtarët, me në krye Palurent Dervishajn, Mond Çekiçin, i vrarë në mars 2021, apo edhe Lulzim Berishën. Të gjitha detajet zbulohen përmes një bisede të zbërthyer nga aplikacioni SkyECC mes Rrumit të Shijakut dhe Aldo Avdylin, të dy të shpallur në kërkim jo vetëm për këtë dosje, por edhe për ngjarje të tjera kriminale.
“Fakti që Aleksandër Laho ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme një numër të madh pronash, të cilat në disa raste ua ka premtuar ose ua ka dhënë si shpërblim njerëzve që i duheshin për t’i përdorur për të arritur qëllimin e tij, eliminimin e kundërshtarëve të vet, Plarent Dervishi dhe Edmond Koçi alias Mond Çekiçi, Lulzim Berisha zbulohen edhe në bisedën e datës 14 shtator 2020, që ai ka zhvilluar me Elidon Avdyli, alias Aldo Avdyli”, thekson SPAK.
Në këtë bisedë, Rrumi i Shijakut shkruan se i pari në radhë duhet të jetë Lulzim Berisha, pastaj Mond Cekiçi dhe në fund Plarent Dervishaj.
“Kta e xhirojnë lojën e qytetit….. te tjeret pastaj jan pasiva….. te pa rencishem”, shkruan Aleksandër Llaho.
Aldo Avdyli i përgjigjet, “Po je fiks fare e vlla… Kjo esht sta fut njeri ty per terren… E per men… Po ka maru ata jan…….. Po luli them un….. Lulit….. I bim direct….. Ai e don… Vetem vendose ti”..
Rrumi i shkruan të heqin Edmond Çekicin të parin, pasi e konsideron si trurin në terren të grupit kundërshtar.
Aldo i shkruan:-“O vlla duhen 10 viktima…mrena vitit…po na erdhi ky Rama kty……..e zbejm dot shum dome…se do na fiki…”. Në këtë bisedë Aldo Avdyli i kujton Rrumit se kryeministri do të kandidonte për deputet në Durrës e se kjo iu prishte punë.
Aleksandri i përgjigjet: “ajo më ka djeg shum dhe mua…..Rama……. po erdhi aty na paralizoi pak… e kam mendu direkt qe ate dite qe e mora vesh”.
Lajmi në përditësim...
Edmond Çekiçi dhe Ermir Dedja
Në dosjen e SPAK për grupin e Avdylajve, nipi i Astrit Avdylajve duket i shqetësuar për një prej anëtarëve të grupit, Ermir Dedjën. Në një bisedë që Aldo allias Elidon Avdylaj bën në SkyECC me Arben Mërkurin thotë se ‘Bolin’ ia kanë marrë në qafë, pasi janë hapur fjalë që po ruan për të vrarë Edmond Çekiçin, i njohur ndryshe si Mond Çekiçi. Ky i fundit është vrarë në maj 2021.
Pjesë nga dosja e SPAK
Në datën 2 Gusht 2020, Elidoni Avdyli i ka shkruajtur Arben Mërkurit se “Bolin” (duke iu referuar Ermir Dedjas), ja kanë marrë në qafë pasi kanë hapur fjalë sikur po ruan Ceken duke iu referuar Edmond Çekiçit, për ta qëlluar. Për këto thashetheme, dikush i ka thënë "Pocit" që t'i thotë "Bolit te bëjë kujdes”. Elidoni i ka thëne Arben Mërkurit se ndodhet në Lezhë dhe e fton të hanë darkë bashkë me Samuelin. Konkretisht Elidon shkruan Arben Merkurit.
"Shife se po te pres knej. Bolin e shkret ma kan mor mqaf. Kan qit llaf sikur ka nji jav qe ru Ceken (Edmond Çekiçi) ke lagja vet. Gjynof shum", shprehet Aldo Avdylaj.
Arben Mërkuri e ka pyetur se kush ja ka marre në qafë dhe Elidoni i është përgjigjur "Po njerzit anej tu fol e dak. Sikur Boli paska rujt Ceken per ti ra ke pallati vet i jav rresht. Kan shku ropt ke Poci i kan thon t'hapi syt Boli."
Ndërkohë, Edmir Dedja i cili ishte ekzekutori i vrasjes së Bregut, është eliminuar në një atentat në maj 2025.
Nga dosja e siguruar nga Report Tv e SPAK për goditjen e grupit të Avdylajve dhe të Rrumit të Shijakut, janë dokumentuar episode bisedash nga transkriptimi i Sky Ecc, ku bandat përgatitjen për goditje kundër njëri-tjetrit.
Një bisedë e zhvilluar mes Elidon Avdylit dhe Aleksandër Lahos alias Rrumi i Shijakut, shihet sesi planifikohet goditja e Plurent Dervishit, Lulzim Berishës dhe Edmond Çekiçit si dhe Ilir Kokakalit, shok i Edmir Bregut, të cilët ndryshe etiketohen si kryesorët e veprimtarisë kriminale në Durrës.
Pjesë nga dosja hetimore:
Në datën 14 shtator 2020, ora 13:17, Elidon Avdyli ka zhvilluar me Aleksandër Lahon një bisedë të gjatë në lidhje me goditjen e anëtarëve të "grupit të Durrësit", siç e quajnë bashkëbiseduesit. Në orën 13:49, Aleksandri i ka shkruajtur Elidonit që Lenti, duke iu referuar Plaurent Dervishi, mendon se e kanë gjuajtur Elidoni me Kaleshin (Arben Mërkurin) ndaj duhet të bëjnë kujdes pasi Lenti mund t'i gjejë më kollaj se ç'mund të gjejë Pojën. Elidoni i është përgjigjur se ishte në dijeni pasi Dorjani i ka thënë që Lenti vetëm atij dhe Kaleshit u frikësohet. Në vijim Elidoni i ka shkruajtur Aleksandrit se ai kishte organizuar goditje për t'i rënë Malokut dhe Kokalarit dhe se brenda javës ata do të jenë të kallur (varrosur). Elidoni shkruan se i ka thënë edhe çunit të Pojës që ta fillojnë ku të duan dhe se goditjen e parë është gati ta bëjë vet. Rumi i është përgjigjur se koka e grupit është Luli (Lulzim Berisha), Cekja (Edmond Çekiçi) dhe pastaj Lenti dhe se ata e xhirojnë lojën në qytet ndërsa të tjerët janë të parëndësishëm. Elidoni i shkruan që duhet të bëjnë Lulin por Rumi i shkruan se meqë Luli po qëndron pasiv mos ta ngacmojnë por të bëjnë Ceken pasi është truri i tyre në terren. Biseda në lidhje me organizmin e vrasjes së "Malokut është si vijon: 40
Elidon Avdyli- Na erdhi ai dorjano. Na tha. Vet ke un e ke kaleshi. Eka fryken. Ju ka tmerr tha.
Vetem per ne fol. Me godit. Ai.
Aleksander Laho-se poja ka rjeshta me shum dhe poja luan dhe keq.
Elidon Avdyli- Un qesh me cuni e pojes ifola ca gjona. Presim tani. Ne me pun gja dun me me nimu.
Aleksander Laho- se poja ka fis njerez, etj etj nipa, se ksaj pune do i vi fundi nje grupi esht siguro. qe nje grup do iki, do jet perplasje, siguro,
Elidon Avdyli-Po un e vlla ket jav kam organize. Godije vet.
Aleksander Labo- por po ti binte dhe shteti ishte ndihme e madhe per neve.
Liridon Avdyli- Me malokun me kokalirn. Me kismet allahut. Ket jav. Do t bi. Pa i hull ca viktima... Zor se i shkaterroo
Aleksander Laho-Shiko se hapet loj e gjere
Elidon Avdyli-Po vlla jam prag vdkejs kahu si ka plas
Aleksander Laho- ata pa u pastru themeli grupit ktyre ata jan pa peshe pastaj, tregohu i zgjuar, Elidon Avdyli-Vetem kjo po na shpetoj. Un skam aq forc me emajt. Koh tgjat diku. Do mkapin. Pa nejta kahu cunit pojes ithash hajde ja fillojm. Ku doni ebej un tparen.
Aleksander Laho-shoku koka grupit esht luli i pari, cekja, pastaj ky legeni lenti.
Astrit Avdylaj
Në dosjen e SPAK për vrasjen e Edmir Bregut zbulohen edhe bisedat që bënin mes tyre anëtarët e grupit të Astrit Avdylajve. Ky i fundit, në një prej bisedave udhëzon nipin e tij Aldo Avdylaj që të tregojë kujdes kur përfshihet në ngjarjet kriminale. Kujdes mos u ekspozo, i thotë nipit, duke i thënë që kudo që shkon të mbajë në kokë maska.
“Co ben e budalli i Xhaxhit. Kujdes Mos u ekspozo, ok. Kujdes. Lenti ka bet. Knej. Osht. Jam dush. Me goj. Se ka shiet. Po. Meru me lacen. Mos te dall emri Olit. Jo me Olin. Kupto. Me ngjo ka ka nji her. Me lacen. Dhe duet kujdes. Mos bëj zhurm Kujdes, Lenti ku osht, ok. Bier fort. Lentit. Mos e ruj per asgje. Bjeri e ke ok ka mua Lentit. Ok, ca dush bej. Me durrsaket. Pe me men, Bleri lentit, Ne kok. Masken ne kok. kudo qe te shkosh. Dorezat. Mos hec shum Pes metra. Kupto, Kur te dalesh er pun. Me skafanta. Gjuj në bark. Foi me Lacen per plazhin. Shpin ja din. Kshu qe mos e von”, i shkruan Avdylaj nipit.
Në datën 11 korrik 2020, Elidon Avdyli bisedon me Astrit Balliun i cili e porosit që të bëjë kujdes, mos të vrasë njerëz kot, të mos ekspozohet dhe të bëjë gjuajtje fatale.
"Ca u ba.Per Lentin.Spo kuptoj Asgje rumi ka njerz kupto. Kshu qe te jemi te zgjuar. Mos te vresesh njerez kot. Per mendimin tim. Ok me terezi. Doli. Jepni drejtim. Te jeni te sigurt. Kaq. Lekt tern. Mos hej zhurm. Vepro.Dhe qet. A me ngjo. Mua. Ok. Mos u ekspozo. Dhe gjuajtje fatle. Duet kujdes. Thuj rumit. Kujdes. Kur ti gjumi. Ke poja. Asgje so kuptoj. Ca poja. Ca po thu. Pse nuk shkoni me poken. Kujdes Me goj. Poja nuk osht i keq...”, i shkruan Astrit Avdylaj- Aldo Avdylajt.
Më tej, ai i thotë që qëllimi i tyre është të mbarojnë punët dhe të vrasin “Malokun”, pseudonim me të cilin i referohen Edmir Bregut të vrarë në 2021, me urdhër të vetë Astrit Avdylajt.
“Co po ben...si je..ti... Kupto ajo...se me cmen... Me muhabet...te folime... Shiko hallen fat... Se aty nuk po shikoj gje un vec plane....ngjove..ajo...ne duet te ishim ke punet tona... Jo ke premtimet.... Te bejm punet tona... Malokun... Plazh... Kto jan pun tona... Me ngio mua... Kur tna pugen Gjerat... Me kto tjert”, i shkruan Avdylaj-nipit.
Në dosjen e SPAK të siguruar nga Report Tv, dalin në pah pazaret e Avdylajve me shokë për të vrarë e terrorizuar persona në Durrës me qëllim që njerëzit t’ia kenë frikën.
Nga bisedat e transkriptuara nga aplikacioni Sky Ecc, dokumentohen episode sesi Elidon alias Aldo Avdylaj në bashkëpunim me Ermir Dedjan dhe Astrit Balliun alias Astrit Avdylaj, sesi japin porosi e vendosin gjoba në zonë për të trembur të tjerët.
Pjesë nga dosja hetimore:
Në datën 27 korrik 2020, ora 10:03, Elidoni Avdyli ka biseduar me Astrit Balliun. Nga biseda rezulton se Elidoni i ka vendosur "gjobë një personi dhe Astriti për ketë i shkruan:
"... Ke ven gioh. Bravo. I fort. Xhajt. Per kie ta vran cun e xhajt. Pse je me i fort. Ti si’un. Apo ca. Kur si vej un gjohat. Apo do me i vo ti..."
Në datën 27 korrik, 2020, ora 21:26. Ermir Dedja, përdoruesi i SKYECC MG7639, i ka shkruajtur Elidon Avdyli se është me "Piratin" i dentifikuar si Alfred Doka. Nga biseda rezulton se Ermiri bashke me Altiredin e kane lene qe ne oren 6 te mengjesit t’i shkojne te shtëpia me personi të paidentifikuar dhe ta presin kur të dalë me qelllim për ta kërcënuar.
Në datën 28 korrik 2020, ora 05:44, përdoruesi i SKYECC MG7G39, Ermir Dedja, i ka dërguar Elidonit një foto e cila është bërë brenda një makine. Ne foto paraqitet një makinë dhe një shtëpi me cati. Në orën 11:30, dërguesi i mesazheve i ka shkruajtur Eliderit: se "e kapëm vlla. O terrorizu fare vikja. E kena kap spektakel fare po u trem. Kur takojm pastaj, ta shpjegoj. Nga afer qysh e tek"
Në datën 29 korrik 2020, ora 09:09, Elidon Avdyli ka biseduar me Astrit Balliun. Nga biseda del se Astriti interesohet për ata që ai i quan "durrsakë" dhe i shkruan Elidonin se duhet të vdesin njerëz që t'i zërë paniku të tjerët. Astriti e udhëzon se si të veprojë duke i shkruajtur:
"Po cekja aty osht. Kil. Shi Ca ka bo. Ai e osht myll. Si nuk kuptova. Ca ka thon Kili. Spo kuptoj Asgje. Ca po luhet aty.
Me kto durrsaket. Kaq. Kuptoj duet te vdesin njerz kaq. Ti ze paniku. Kaleshi. Sduet. Te gjuj. Mos haro. Se i niel baruti. Ok. Kaleshi. Jo. Ti do gjush. Me gencin. Ai ne timon. Do me ngjosh mua.... Hojvon. Budalla. I di un punet. Budalla. I cmen. Injorant. Do me na tregu gjojnat ti. Jo. Koleshi. Ne timon. Mos. Ti. Boj ca dush. Kupto. Der ne shpatell. Shikoje. Mir se ka spijuna. Dhum. Ke pakllat. Kamrat per qark. Kupto. Se japin info. Ne polici. Duet. Pallat i ri. Duet shum kujdes. Ta kapin shpin te kapin zon. Se osht karma gjall. Se karma te mer ne qaf. Zona plazhit osht e mir. Duet men. Shpi ke zona hasonve. Dhe nuk ka shtet. Se tirona problem. Kujdes cdo levizje.”
Një tjetër bisedë e zhvilluar mes Ermir Dedjas dhe Elidon Avdylit, shihet sesi ky i fundit ka gjetur një arsenal armësh për shumën 1350 euro.
“Në datën 6 gusht 2020, Ermir Dedja, përdoruesi i SkyEcc MG7G39, pasi e ka vënë në dijeni Elidon Avdylin se është takuar me një person i cili kërkon 2 mijë për bukë, i ka shkruajtur se ka gjetur pistoletë, katër kallashnikovë me tuba dhe dylbi dhe një snajper me tub dhe dyłbi etj., dhe konkretisht "Hekrat, sa do te thoja, i kam gjet, per momentin. dhe 1 25 c285. 4 kallasha, e furit. fare, me tuba, me dylbi me majtesi, me qyia kallcuku te funit. 2020. fare. dhe I snajper, me tub me dy dylbi, qe mat eren, dhe kallash gjith karikatore 40. kollcuku... 4 kallasha. Me tuba me te gjith. Pistoleta. Na i len te gjitha 1350 vlla. Na ka dal 4 mi euro... armet jan aty duhen leket ikim i morim direkt per snaipein kur takojm nga afer do te them", thuhet në dosjen hetimore.
Ermir Dedja i ekzekutuar në maj 2025
Report Tv ka siguruar dosjen e SPAK për grupin e Avdylajve, të cilët porositën vrasjen e Edmir Bregut, për hakmarrje për tentativën e vrasjes së nipit të Astrit Avdylajt, Aldos. Në një prej bisedave mes grupit që organizoi vrasjen e Bregut, zbulohet edhe një moment, ku njëri prej ekzekutorëve, Ermir Dedja duket se është në vështirësi ekonomike. Ai i shkruan Aldo Avdylajt dhe i kërkon 2 mijë euro borxh dhe duket i nervozuar për shkak të situatës në të cilën ndodhet, madje edhe se përse ende nuk ka nisur plazhin. Në biseda, Dedja thotë se do ja bluaj kockat këtij vendi dhe se mezi pret të rifillojë loja. Duket se këtu i referohet vrasjet së Edmir Bregit, ndërsa në dosje zbulohen biseda edhe mes Aldo Avdylit dhe Enea Kumes, vëllai i deputetit të PS, Loer Kume, i cili në vrasje ka pasur rolin e vëzhguesit.
Pjesë nga dosja e SPAK
Në datën 02 korrik 2020, ora 15:20. Elidon allias Aldo Avdyli, bisedon me përdoruesin Ermir Dedja. Nga biseda rezulton se dërguesi i mesazheve (Ermir Dedja) ka nevojë për para borxh të cilat ia kërkon Elidonit. Nga konteksti i bisedës, Ermiri shfaqet i nervozuar dhe shprehet se me zor po pret që të bëjë plazhin dhe të fillojnë lojën dhe konkretisht, në orën 15:24, Ermir Dedja shkruan: "un per kok skinërit kam qy ndrek po them per dy mi euro iqelpta mei lon dhe makin qe bo 5 mi prap mthon skam kto e kam vendos sot rond fare kam bo be trond do i boj gjith me vujt rond maje men e byrazer do ja bluj kockat kti veni se jan gjith kot asnji smaro pun gjith kan lek rrin vetem qahen pisat....mthuj ca thoje, direkr e plazhin mezor po pres me e bo te rfillojm lojen...iher rond...se ky milet doka q...motra rond."
Në datën 5 korrik 2020, në orën 15: 05, Enea Kume i shkruan Elidonit Avdulit se kishte folur me "Skavon" duke iu referuar shtetasit Arben Mërkuri, dhe e pyet a t'i thotë që do të shkojnë andej apo t'i dërgojë kontaktin e tij dhe të flasin vetë, dhe konkretisht ka shkruajtur: "Sa a lidha me skavon... Ti them qe do shkojm anej... Apo t sjell kontaktin ty... NBTA74... Coja fiesen skavos... Foli vet... Do vim anej n darke i thash... Ok m shkruj tha... Po se ka kuptu qe donikim bashk".
Ne datën 5 Korrik 2020, në orën 15:40, Elidoni Avdyli i ka dërguar mesazh Arben Merkurit, dhe i ka thenë se është te Beni dhe në darkë do të takohen te Rumi duke iu referuar Aleksandër Lahos).
Elidon Avdyli-"O dak. Ca bahet. E vila. Mir e vila tu ke Beni jam sonte do vi ke Rrum takojm Sante do vi aty se majti ku, kam ardh me skaf.
Në orën 15:47, Elidon Avdyli ka komunikuar me Arben Mërkurin i cili e ka pyetur alevi te nisem... tani per lesh dhe Elidoni i është përgjigjur "Po hajde po deshe po mos na kapi kamera knej e vlla. Ne rrumit ja thash sa erdha". Arbeni e ka pyetur se përse nuk e ka njoftuar nëpërmjet Pocit duke iu referuar Enea Kumes dhe Elidoni i ka shkrujatur se Poci (Enea Kume) ka dale në kërkim prej 20 ditësh. Biseda në lidhje me Enea Kumen është si vijon:
Elidon Avdyli- "Sot da vi ndark me Pocin vet a man e dak mos duk na vllain tat e ke direkt per pun ka dok k....Po ja ka dal kerkim e vila. Isha me Benin e sloshing si tlajmronin porsiti beni skai dje
Arben Merkuri- Po Pocin aty e ke.
Elidon Avdyli: Poci është në kërkim, ka 20 ditë.
Ndërkohë, Edmir Dedja i cili ishte ekzekutori i vrasjes së Bregut, është eliminuar në një atentat në maj 2025.
Komente

Ahhhh bebusha ju rrofshin leket tashi.. keni frike cdo kend me pak karrige Kto jeni ju shqipe.. skeni bythe dhe karakter e moral Thjesht i bini me te dobtit e fshatareve atje Duke mendu qe sju kthehen, Por kur behen fjale nga tirana beni cicin.. burra ku..va Me mire kshu qe dalin te palarat ta marrin vesh dhe grate Ca kane pase per burra, se jane mburrur me ju gjoja Ashtu sic mburren dhe ne tirane e kudo.. Por ne fakt jeni bebusha lepurusha
Përgjigju