'Po na pikon çatia', kodi që përdori Luan Sulaj për t'i treguar Ylli Sulajt se ka mbërritur policia

2 Maj 2022, 12:05| Përditesimi: 2 Maj 2022, 12:25

  • Share

 

"Alo, po na pikon çatia". Ky ishte kodi që përdori Luan Sulaj për të njoftuar kushëririn se kishte mbërritur policia në banesën ku kishte kultivuar kanabis. Luani u afrua tel banesa, u konstatua nga policia dhe u bë arrestimi në flagrancë, ndërsa Ylli Sulaj nuk jetonte aty por shkonte shpesh dhe të dy flisnin me kode për të njoftuar njëri-tjetrin për çdo gjë.

OPGJ ndërhyri në banesë pas informacioneve se kultivohej bimë narkotike dhe ndërhynë në flagrancë. Në katin e dytë dhe të tretë të vilës 4 katëshe rezultoi se kultivohej kanabisi pasi ishin instaluar dhe pajisje për ndriçimin dhe ngrohjen e bimës.


Lajmi kryesor:

'Shtëpia e barit' në Kashar, Gjykata cakton masat e sigurisë, në burg vetëm Ylli Sulaj, merr përsipër fajin! Kodi pasi u pikasën nga policia: Po na pikon çatia


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?