Objeket që po ndërtoheshin

Kronikë

Po ndërtonin pa leje në tokë publike në Ksamil, 4 në pranga! Në kërkim personi që i punësoi

5 Shtator, 15:11| Përditesimi: 5 Shtator, 15:15

  • Share

Sarandë-Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi po ndërtonin pa leje në tokë publike në rrugën “Riviera”, Ksamil.

Ndërkohë blutë bëjnë me dije se në kërkim kanë shpallur edhe një 42-vjeçar i dyshuar si personi që punësoi katër të dyshuarit.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë ushtruar kontrolle në Ksamil, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe si rezultat, më datë 04.09.2025, në rrugën “Riviera”, Ksamil, u konstatua ndërtimi i 2 objekteve me konstruksion blloqe betoni, të papërfunduara, në tokë publike, pa leje nga organet kompetente.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. P., 36 vjeç, R. M., 34 vjeç, M. M., 47 vjeç, dhe  A. A., 19 vjeç, banues në Sarandë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. P., 42 vjeç, banues në Ksamil, i dyshuar si personi që kishte punësuar shtetasit e lartpërmendur për të ndërtuar pa leje në tokë publike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?