Po ndryshohen adresat për zgjedhje/ Lleshaj: Ju sfidoj, zgjidhi nje emër dhe ta verifikojmë online në sy të të gjithëve (VIDEO)

22 Tetor 2020, 13:23| Përditesimi: 22 Tetor 2020, 14:20

  • Share

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka theksuar se nuk ka ndryshime të adresave të qendrave të votimit të qytetarëve. Madje ai i ka sfiduar të gjithë që zgjedhin një emër dhe ta verifikojnë online në mënyrë sa më transparente.

"I kam dëgjuar me përbuzje aludimet e papërgjegjshme që kanë krijuar tym të panevojshëm në përpjekje për të krijuar alibitë e radhës nga ata që përgatiten për të humbur, kam deklaruar dhe po e them se asnjë ndryshim në listat e zgjedhjeve nuk mund të bëhet pa vullnetin e qytetari, qytetarët shqiptarë në harkun e 3 dekadave kanë humbur adresat e tyre, janë shpërngulur në zona informale dhe kanë përfunduar dhe pa një adresë të saktë dhe shumë nuk kanë një adresë dhe për këtë po punohet për të përditësuar dhe për t'iu dhënë atyre një adresë. Shumë e kanë adresën vetëm Tiranë, adresa elektorale dhe e vendbanimit nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. Në po rregullojmë këtë të fundit, sfidoj cilido që pretendon se ka ndryshime në adresat elektorale dhe shikoni që adresat e QV është ajo që ka qenë dhe nuk mund të ndryshojë pa kërkesën e qytetarit dhe pa paraqitur dokumente. Merrni një emër me mbiemër dhe hajde ta verifikojmë online në sy të Shqipërisë dhe ta shikojmë", tha Lleshaj.


Lajmi kryesor:

Gjonaj: Vitin tjetër mbyllet burgu i Zaharisë! Greva e të burgosurve në Peqin? Kam kërkuar personalisht hetim! 110 të dënuar në regjim të mbikëqyrjes së veçantë


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?