Po peshkonte me lëndë plasëse, 56 vjeçarit i gjejnë 3 kallëpë tritoli

5 Prill, 14:21| Përditesimi: 5 Prill, 16:25

  • Share

Një rast i peshkimit me lëndë plasëse është zbuluar nga policia e Vlorës. Policia po procedon penalisht një 56 vjeçar nga Himara pasi u kap në vendin e quajtur “Gjiri i Livadhit” duke peshkuar me lëndë plasëse.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në zonën ku ai po peshkonte, shërbimet e Policisë kanë gjetur 3 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse, me fitil zjarrpërcjellës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, informoi sot policia e Vlorës.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?