Pamje nga Vlora

Po pinte kafe në lokal, qëllohet me sopatë pas kurrizit 26-vjeçari në Vlorë! Policia e dërgon në spital

25 Shkurt 2022, 11:59| Përditesimi: 25 Shkurt 2022, 12:44

  • Share

Një 26-vjeçar, është plagosur me sopatë në qytetin e Vlorës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pas një sherri për motive ende të paqarta.

I riu Besim Hoxha është dërguar në spital nga patrulla e policisë ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij.

Burime bëjnë me dije se i riu ka qenë duke pirë kafe kur A.B., 51 vjeç e ka qëlluar nga pas.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit. 
 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?