Çifti që u dëmtua nga gomonia dhe postimi i të fejuarës së Agostin Sefës në rrjete sociale

Po rrinte në shezlong kur u përplas nga gomonia në Jalë, Agustin Sefa del jashtë rrezikut për jetën! E fejuara: Pas sfidës, jemi sërish bashkë

30 Korrik 2022, 22:53| Përditesimi: 30 Korrik 2022, 22:59

  • Share

Është jashtë rrezikut për jetën i riu 31-vjeçar Agostin Sefa që mbeti i plagosur në plazhin e Jalës pasi drejtuesi i gomones Gjergj Pituli humbi drejtimin e mjetit lundrues dhe përplasi pushuesit. E fejuara e tij, e cila gjithashtu mbeti e plagosur ka bërë një postim në rrjete sociale duke falënderuar Zotin për mundësinë e dytë që u dha për të jetuar edhe një herë jetën e për të dashur përsëri njëri-tjetrin.

“Faleminderit Zot që pas një sfide shumë të vështirë ne jemi prap bashkë. Na bëre që të jetojmë edhe një herë jetën. Na dhe mundësinë që të duam përsëri njëri-tjetrit. Ishte sfidë shumë e madhe por falë Zotit duart tona janë të bashkuara dhe ne jemi mirë. Zoti është i madh”, shkroi 25-vjeçarja e identifikuar si E.Gj.

Dy të rinjtë nga Tirana, A. S., 31 vjeç dhe E. Gj., 25 vjeçe po pushonin në plazhin e Jalës kur u plagosën të shtunën e 16 korrikut. Teksa gjendeshin në breg, një gomone i përplasi duke u shkaktuar dëme në fytyrë dhe trup. Çifti mori fillimisht në spitalin e Himarës, mandej në gjendje të rënduar u transportuan drejt spitalit të Traumës në Tiranë.  

Aksidenti ndodhi në një ndër plazhet më të populluara në vend, që nxori në pah mungesën e kontrollove dhe kufizimeve nga ana e policisë ndaj mjeteve lundruese. Pas këtij incidenti, nisën aksionet e policisë për të gjobitur mjetet lundruese në bregdet.

 

Postimi i të fejuarës së Agostin Sefës në rrjete sociale

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fshati: 31/07/2022 12:08

    "Pas aksidentit policia mori masa per te kontrolluar mjetet lundruese". Masa duhet te merreshin me hapjen e sezonit, aftesia e drejtuesve te policise eshte "masat parandaluese". Pas aksidenteve te tilla te gjithe e kuptojne se duhet te merren disa masa. Me siguri ka filluar aplikimi i masave dhe do te jete efikase 100/100 nga fundi i shtatorit. Paksa vone!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?