Po shkarkonte inerte në rrugë, vihet nën hetim 56-vjeçari në Dhërmi

9 Dhjetor 2023, 22:14| Përditesimi: 9 Dhjetor 2023, 22:19

  • Share

DHËRMI- Një 56-vjeçar është vënë në hetim në Dhërmi, pasi është kapur duke shkarkuar inerte në afërsi të një aksi rrugor në Dhërmi, pa autorizim nga bashkia.

56-vjeçari në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Perivolos”, po shkarkonte inertet që kishte transportuar me kamion në një sipërfaqe toke duke ndotur kështu mjedisin dhe ajrin.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet procedurale në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. K., 56 vjeç, banues në Dhërmi.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erioni: 09/12/2023 22:30

    Policet Kan Dash naj lek se une pashe vetem punime ne kantier ndertimi po kujt i thuj copave te katunarit qe Jane bere polica apo edhe keta qe quhen OPGj copa idiotesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?