Po tentonin të kalonin në Greqi, kapet një sasi kanabisi brenda mjetit në Qafë Botë! Pranga shoferit dhe pasagjeres (VIDEO)

30 Dhjetor 2021, 09:27| Përditesimi: 30 Dhjetor 2021, 14:04

  • Share

Një sasi droge është sekuestruar në pikën kufitare Qafë Botë mbrëmjen e djeshme në një mjet që po tentonte të kalonte kufirin në Greqi. Gjatë kontrollit të automjetit policia gjeti dhe sekuestroi 6.15 kg kanabis e fshehur poshtë shasisë së mjetit, ndërsa arrestoi dy persona.

Në pranga përfundoi drejtuesi i mjetit, Ilirjan Telo, 51 vjeç, banues në lagjen nr. 1 Sarandë dhe pasagjerja e mjetit, 36-vjeçarja A. P.

Duke u bazuar në analizën e riskut gjatë kontrollit më të imtësishëm në vijën e dytë mjeti tip "Daimler Chrysler", u gjet lënda narkotike.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 31/12/2021 19:29

    Dukeni qe qenkan profesionist... U be deti kos hajde mbushe nje kov...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?