Po transportonin 3 emigrantë afganë kundrejt pagesës, në pranga dy të rinj në Vlorë

1 Gusht 2023, 15:54| Përditesimi: 1 Gusht 2023, 16:07

  • Share

Dy të rinj janë vënë në pranga nga Policia e Vlorës, pasi u kapën në tentativë për të transportuar 3 emigrantë afganë në këmbim të pagesës për secilin prej tyre.

Mësohet se automjeti që drejtohej nga dy të rinjtë M. M., 26 vjeç, dhe M. S., 28 vjeç është ndaluar nga policia në aksin rrugor Kuç-Vlorë.

Nga kontrolli ka rezultuar se 28-vjeçari dhe shoqëruesi i tij me iniciale po transportonin 3 emigrantë afganë, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e kufirin në mënyrë të paligjshme.  

Për pasojë është vënë në pranga M. M., 26 vjeç, banues në Vlorë dhe M. S., 28 vjeç, banues në Durrës.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 aparate celulare dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?