Po transportonte emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 41-vjeçari nga Kosova

25 Prill 2023, 15:00| Përditesimi: 25 Prill 2023, 15:11

  • Share

 Një 41-vjeçari nga Kosova është arrestuar sot nga policia Sarandë pasi u kap teksa transportonte 6  emigrantë të paligjshëm, me qëllim kalimin e kufirit.

Shqiptari i Kosovë po transportonte me makinën e tij, 6 emigrantë, që kishin për kalimin e kufirit me destinacion vendet e BE-së kundrejt pagesës.Shoferi i identifikuar Bekim Deva është vënë në pranga nga policia kufitare Sarandë, në vendin e quajtur “Qafa e Soronesë”,

Automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët është sekuestruar.

Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

 

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?