Foto ilustruese

Kronikë

Po u kontrollonte furgonin me targa angleze, 2 persona dhunojnë fizikisht policin kufitar në Portin e Vlorës

11 Mars, 20:53| Përditesimi: 11 Mars, 20:55

  • Share

VLORË - Një sherr ka ndodhur pasditen e sotme në Portin e Vlorës, rreth orës 16:00, ku 2 persona që udhëtonin me një furgon me targa angleze janë konfliktuar me një punonjës të policisë kufitare, i cili po ushtronte kontroll mbi mjetin.

Sipas burimeve, dy personat kanë refuzuar kontrollin e plotë të furgonit, me pretendimin se ishin kontrolluar më parë në doganën italiane.

Si pasojë e konfliktit, një efektiv policie ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital, ndërsa dy shtetasit janë ndaluar nga Policia e Vlorës.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?