Policia ka vënë në pranga tre persona të cilët po udhëtonin me makinë drejt Vlorës me një armë zjarri kallashnikov me vete.
Në pranga ka rënë 43 vjeçari Klajdi Basha, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, të cilit gjatë kontrollit nga forcat e posaçme "Shqiponjat", iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.
Në vijim të këtyre veprimeve u bë arrestimi për “Moskallëzim krimi”, i shtetasve Danil Bako, 34 vjeç dhe Klaudjo Mistri, 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët udhëtonin së bashku me Bashën që posedonte armën e zjarrit.
Sipas informacioneve nga policia, këta persona janë me precedent kriminal të mëparshëm në fushën e narkotikëve, shfrytëzimit të prostitucionit dhe atë të vjedhjes. Ata kishin marrë një mjet taksi dhe ishin nisur në drejtim të qytetit të Vlorës.
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta zbulon se Klajdi Basha ka qenë dënuar në Itali për organizatë kriminale në fushën e prostitucionit, Klaudjo Misri ka qenë i dënuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike dhe Daniel Bako ka qenë i dënuar për vjedhje në Shqipëri.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e qëllimit që kishte personi që qarkullonte me armë zjarri me vete.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente

Klajdi akoma gjalle je ti o kokepalar qe nxirrje buzet kur beje foto si ato tek xhamat e Firences O gazetar mos i jepni kaq rendesi se nje ordiner ka qene.. Per ata te tjeret vl
Përgjigju