Pak minuta më parë një automjet tip “Benz Mercedes” ka marrë flakë teksa po udhëtonte në Bypass-in e Vlorës, në afërsi të fshatit Kaninë.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e forcave zjarrfikëse, të cilët bënë të mundur shuarjen e zjarrit.
Megjithëse makina është djegur plotësisht dhe dëmi material është relativisht i madh, fatmirësisht nuk është raportuar asnjë i lënduar.
Komento