Një qytetar ka debatuar me dhëndrin e Sali Berishës në hyrje të GJKKO, ku ai po paraqitej si i pandehur për gjyqin e aferës së Partizanit.
Në hyrje të GJKKO, Malltezi u shfaq me një pankartë ku sulmonte ish-ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe prokurorët e SPAK, duke i quajtur lapangjozë.
"120 milionë euro për 0 kw energji, hajdutët vijojnë punën se lolot e Edi Ramës mbrojnë vjedhjet", shkruhej në pankartën e Malltezit.
“120 milionë euro po vjedhin këto zonjat, ndërsa këta lolot, lepe-peqe, që duhet të hetojnë, janë rreshtuar para hajdutes.” – u shpreh Malltezi, ndërsa futej në seancë.
Por, një qytetar para derës së GJKKO nuk e kurseu Malltezin duke i kujtuar vjedhjet që ka bërë vjehrri i tij, Sali Berisha dhe duke i prishur skemën, pasi e pyeti "Po yt vjehrr ka vjedhur gjë?"
Qytetari: Po yt vjehrr ka vjedhur gjë?
Malltezi: Më fal...
Qytetari: Po yt vjehrr ka vjedhur?
Malltezi: Po ta gjenin këta lapangjozët....
Qytetari: Je edhe ti lapangjoz me vjehrrin tënd
Në dosjen e aferës Partizani, Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
Komente
