Politikë

‘Po vjehrri yt ka vjedhur gjë?’, qytetari nuk kursen Malltezin dhe i ‘prish’ skemën para GJKKO-së: Ti dhe Berisha jeni lapangjozë (VIDEO)

13 Tetor, 11:25| Përditesimi: 13 Tetor, 13:11

  • Share

Një qytetar ka debatuar me dhëndrin e Sali Berishës në hyrje të GJKKO, ku ai po paraqitej si i pandehur për gjyqin e aferës së Partizanit.

Në hyrje të GJKKO, Malltezi u shfaq me një pankartë ku sulmonte ish-ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe prokurorët e SPAK, duke i quajtur lapangjozë.

"120 milionë euro për 0 kw energji, hajdutët vijojnë punën se lolot e Edi Ramës mbrojnë vjedhjet", shkruhej në pankartën e Malltezit. 

“120 milionë euro po vjedhin këto zonjat, ndërsa këta lolot, lepe-peqe, që duhet të hetojnë, janë rreshtuar para hajdutes.” – u shpreh Malltezi, ndërsa futej në seancë.

Por, një qytetar para derës së GJKKO nuk e kurseu Malltezin duke i kujtuar vjedhjet që ka bërë vjehrri i tij, Sali Berisha dhe duke i prishur skemën, pasi e pyeti "Po yt vjehrr ka vjedhur gjë?"

Qytetari: Po yt vjehrr ka vjedhur gjë?

Malltezi: Më fal...

Qytetari: Po yt vjehrr ka vjedhur?

Malltezi: Po ta gjenin këta lapangjozët....

Qytetari: Je edhe ti lapangjoz me vjehrrin tënd

Në dosjen e aferës Partizani, Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?