Pas bisedimeve mes Presidentit Erdogan dhe Presidentit Putin në Soçi, së fundmi ka reaguar këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, i cili tha se është e pamundur të negociosh me liderin rus dhe këtë gjë e ka dëshmuar edhe sot.
“Sot morëm një konfirmim tjetër se çdo negociatë me Putinin është fiktive dhe e padobishme”, shkroi në Twitter, Podolyak.
Ai gjithashtu tha se Putin jeton vetën në realitetin e tij duke menduar se të gjithë janë fajtorë përveç tij.
“Putin jeton qartë në realitetin e tij, ku të gjithë janë fajtorë përveç tij, i cili mendon se nuk ishte Rusia ajo që filloi luftën dhe se marrëveshja e grurit u prish nga dronët e paidentifikuar, etj”, shkroi Podolyak.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Takimi Putin-Erdogan, Moska e hapur për negociata mbi marrëveshjen e grurit! Putin: Jemi gati për t’iu ribashkuar marrëveshjes së grurit nëse Perëndimi respekton angazhimet e tij
S.S/ReportTv.al