Pogradec- Një grua e cila jetonte e vetme u gjet e pajetë, e djegur në banesën e saj në lagjen nr.1 të Pogradecit rreth orës 06.00 të mëngjesit të kësaj të hëne. Fillimisht u raportua se 52-vjeçarja ndërroi jetë nga asfiksia, por më tej hetuesit u orientuan drejt një ngjarje kriminale.
Në trupin e gruas, Kozeta Teços, u gjetën shenja dhune, dhe dyshimet janë që ajo të jetë vrarë dhe më tej, autorët, ende të paidentifikuar, t’i kenë vënë zjarrin banesës për ta kamufluar ngjarjen si aksidentale, por edhe për të fshehur gjurmët e tyre.
Hetimet vijojnë por paraprakisht dyshohet që 52-vjeçarja Kozeta Teço të jetë vrarë për motive pronësie, por ende mbetet një pistë e paqartë. Pranë zonës janë sekuestruar kamera sigurie për të parë nëse mund të gjenden lëvizje të autorëve të dyshuar pranë pallatit.
Disa persona janë shoqëruar në komisariat për tu marrë në pyetje. Gruaja jetonte në kushte të vështira ekonomike në banesën në lagjen nr. 1 në Pogradec. Motra e saj e ndihmonte ekonomikisht
Njoftimi i policisë
Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., rreth 52 vjeçe, ka rënë zjarr.
Si pasojë e asfiksimit nga tymi, ka ndërruar jetë 52-vjeçarja.
Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
lajm ne perditesim...
Policia ka shoqëruar në Komisariat autorin i cili dyshohet se vrau 52-vjeçaren në Pogradec për të bërë eksperiment hetimor.
Dyshohet se autori i dyshuar ka patur lidhje intime me viktimën.
Komente
