Policia e Pogradecit ka shoqëruar autorin e dyshuar të vrasjes së 52-vjeçares në banesën e saj për të bërë eksperiment hetimor.Dyshohet se Ilirjan Selmani ka patur lidhje intime me viktimën.
Teksa shoqërohet nga uniformat blu, autori i dyshuar për disa çaste buzëqesh dhe më pas dëgjohet të thotë: 'Nuk jam unë vrasësi, jo'.
"Ç'ne unë, nuk jam unë kush e ka vrarë, s’më intereson", thotë ai më tej.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë për zjarrin e rënë në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., e cila humbi jetën, bëjmë me dije se:
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ngriti një grup të posaçëm hetimor, i cili në drejtimin e Prokurorisë, ka kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshirë dhe veprime eksperimentale, për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rënies së zjarrit dhe për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së shtetases K. T., 52 vjeçe.
Nga tërësia e veprimeve të kryera deri tani dyshohet se zjarri në banesën e 52-vjeçares është shkaktuar nga një shtetas.
Bazuar në provat e siguruara, shërbimet operacionale të DVP Korçë kanë shoqëruar disa shtetas, në ambientet e Komisariatit të Policisë Pogradec, ndërmjet tyre edhe autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje.
Veprimet hetimore vijojnë dhe në përfundim do të japim informacion të plotë në lidhje me këtë ngjarje.
Lajmi kryesor:
E rëndë në Pogradec/ Gruaja dhunohet për vdekje dhe e djegin në shtëpi! Shoqërohet autori i dyshuar, dyshohet se kishin lidhje intime (EMRAT+VIDEO)
Xh.K/SI.E./ReportTv.al
