Kronikë

E rëndë në Pogradec/ Gruaja dhunohet për vdekje dhe e djegin në shtëpi! Shoqërohet autori i dyshuar, dyshohet se kishin lidhje intime (EMRAT+VIDEO)

28 Korrik, 07:16| Përditesimi: 28 Korrik, 17:46

  • Share

Një grua e cila jetonte e vetme u gjet e pajetë, e djegur në banesën e saj rreth orës 06.00 të mëngjesit të kësaj të hëne në Pogradec. Fillimisht u raportua se 52-vjeçarja ndërroi jetë nga asfiksia, por më tej hetuesit u orientuan drejt një ngjarje kriminale.

Në trupin e gruas, Kozeta Teço, u gjetën shenja dhune, mbytje dhe dëmtime me mjet prerës. Ajo është vrarë dhe më pas, autori, dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës për ta kamufluar ngjarjen si aksidentale

Kamerat e sigurisë ndihmuan hetuesit të bien në gjurmët e një të dyshuari, një djalë i ri i cili u pa pranë pallatit në lagjen numër 1 në Pogradec, dhe që hidhte në koshin e mbeturinave disa sende. Grupi hetimor e identifikoi dhe e shoqëroi. Është 31-vjeçari Ilirjan Selmani.

Teksa efektivi e lidhi me pranga në dorën e tij, pyetjes së Report Tv nëse është ai vrasësi, i riu iu përgjigj: “Po çfarë vrasje, çne unë, nuk jam kush e ka vrarë. S’më intereson. Nuk jam unë vrasësi.”

I dyshuari shfaqet i qeshur, teksa efektivët e shoqërojnë pranë pallatit ku ndërroi jetë gruaja, dhe e pyesin se çfarë hodhi në koshin e mbeturinave aty pranë. Bashkë me të grupi hetimor kërkoi mes mbetjeve për të gjetur prova që mund ta lidhin të dyshuarin me krimin. Aty u gjetën peshqirë dhe kartopeceta me gjak të dyshohet se janë përdorur nga autori për të pastruar vendin e ngjarjes.

Gruaja, e pamartuar dhe pa fëmijë, jetonte në kushte të vështira ekonomike në banesën në lagjen nr. 1 në Pogradec. 31-vjeçari, i cili jeton vetëm larg banesës së 52-vjeçares dyshohet të ketë pasur lidhje intime me të, por ende hetuesit nuk dinë se përse shkoi drejt vrasjes.  Ilirjan Selmani nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga Greqia. Më herët punonte me pastrimin e qytetit.Vetëm me ndihmë ekonomike, motrat të cilat jetojnë në Tiranë e ndihmonin 52-vjeçaren me lekë.

1753710759_kozetateo.jpg

 

Viktima Kozeta Teço

 

 

 
 
 
 

 

Ora 16:16
Selmani u kthye nga Greqia, tha se nuk fliste prej 10 ditësh me viktimën pas grindjes, por kamerat e tradhtuan! U filmua duke hedhur qesen (VIDEO)

Ilirjan Selmani, i arrestuar si i dyshuar për krimin e ndodhur sot në Pogradec, ku Kozeta Teço, 52 vjeçe, u dhunua, u vra dhe më pas u dogj banesa për inskenim si zjarr, nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga Greqia.

Ai më herët punonte me pastrimin e qytetit, teksa ka mohuar krimin. Mes viktimës dhe autorit mendohet se ka pasur një lidhje intime prej disa vitesh.

Kamerat e sigurisë në zonë e kanë tradhtuar, pasi është kapur duke hedhur qesen në kazanët e mbeturinave në zonë, ku policia ushtroi kontrolle.

Viktima kishte të ardhura vetëm ndihmën ekonomike dhe paratë që i jepnin dy motrat, madje mësohet se shpesh i jepnin donacione me ushqime.

Sipas burimeve, autori mësohet të jetë shprehur se familja e tij ishte kundër kësaj lidhjeje intime që ai kishte krijuar, por nuk konfirmohet zyrtarisht si informacion.
 

Gjatë momentit të parë kur është pyetur nga policia, Selmani ka deklaruar se prej 10 ditësh nuk fliste me viktimën, pasi ishte zënë (pa dhënë një shkak), ndërsa kur e pyetën herën e dytë, pasi u zbuluan pamjet e kamerave të sigurisë, deklaroi se ishte në mëngjes.

Kamerat e një Fast-Foodi aty kishin filmuar edhe momentin kur i riu kishte hedhur provat në plehra, ku mendohet se janë mjete dhe sende me të cilat realizoi krimin apo pastroi vendngjarjen para se të vendoste zjarrin.

Ora 13:56
Vrasja në Pogradec, momenti kur grupi hetimor kërkon për prova në koshin e plehrave (VIDEO)

 

Ngjarja në Pogradec, ku fillimisht u dyshuar se një grua humbni jetën nga asfiksia ka marrë tjetër dinamikë. Dyshohet se ajo është vrarë dhe më pas autori i vuri zjarrin banesës. Report TV ka siguruar këto pamje nga momenti kur grupi hetimor po kërkon për provat e vrasjes në koshin e plehrave. Dyshohet se pas vrasjes, ai të ketë hedhur prova në kosh për të zhdukur gjurmët.

Ora 13:41
‘Ç’ne unë, s’kam lidhje’, momenti kur autori i dyshuar i vrasjes në Pogradec çohet drejt vendit të krimit! I buzëqeshur para gazetarëve (VIDEO)

Policia e Pogradecit ka shoqëruar autorin e dyshuar të vrasjes së 52-vjeçares në banesën e saj për të bërë eksperiment hetimor.Dyshohet se Ilirjan Selmani ka patur lidhje intime me viktimën.

Teksa shoqërohet nga uniformat blu, autori i dyshuar për disa çaste buzëqesh dhe më pas dëgjohet të thotë: 'Nuk jam unë vrasësi, jo'.

"Ç'ne unë, nuk jam unë kush e ka vrarë, s’më intereson", thotë ai më tej.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë për zjarrin e rënë në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., e cila humbi jetën, bëjmë me dije se:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ngriti një grup të posaçëm hetimor, i cili në drejtimin e  Prokurorisë, ka kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshirë dhe veprime eksperimentale, për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rënies së zjarrit dhe për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së shtetases K. T., 52 vjeçe.  

Nga tërësia e veprimeve të kryera deri tani dyshohet se zjarri në banesën e 52-vjeçares është shkaktuar nga një shtetas.      

Bazuar në provat e siguruara, shërbimet operacionale të DVP Korçë kanë shoqëruar disa shtetas, në ambientet e Komisariatit të Policisë Pogradec, ndërmjet tyre edhe autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje. 

Veprimet hetimore vijojnë dhe në përfundim do të japim informacion të plotë në lidhje me këtë ngjarje.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • toni: 28/07/2025 17:19

    Merreni dhe digjeni kriminelin brenda ne shtepi te vet....ate qe beri bejani.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?