Ilirjan Selmani, i arrestuar si i dyshuar për krimin e ndodhur sot në Pogradec, ku Kozeta Teço, 52 vjeçe, u dhunua, u vra dhe më pas u dogj banesa për inskenim si zjarr, nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga Greqia.
Ai më herët punonte me pastrimin e qytetit, teksa ka mohuar krimin. Mes viktimës dhe autorit mendohet se ka pasur një lidhje intime prej disa vitesh.
Kamerat e sigurisë në zonë e kanë tradhtuar, pasi është kapur duke hedhur qesen në kazanët e mbeturinave në zonë, ku policia ushtroi kontrolle.
Viktima kishte të ardhura vetëm ndihmën ekonomike dhe paratë që i jepnin dy motrat, madje mësohet se shpesh i jepnin donacione me ushqime.
Sipas burimeve, autori mësohet të jetë shprehur se familja e tij ishte kundër kësaj lidhjeje intime që ai kishte krijuar, por nuk konfirmohet zyrtarisht si informacion.
Gjatë momentit të parë kur është pyetur nga policia, Selmani ka deklaruar se prej 10 ditësh nuk fliste me viktimën, pasi ishte zënë (pa dhënë një shkak), ndërsa kur e pyetën herën e dytë, pasi u zbuluan pamjet e kamerave të sigurisë, deklaroi se ishte në mëngjes.
Kamerat e një Fast-Foodi aty kishin filmuar edhe momentin kur i riu kishte hedhur provat në plehra, ku mendohet se janë mjete dhe sende me të cilat realizoi krimin apo pastroi vendngjarjen para se të vendoste zjarrin.
Lajmi kryesor:
E rëndë në Pogradec/ I riu dhunon 52-vjeçaren për vdekje dhe e djeg në banesë! Vihet në pranga, kishin lidhje intime (EMRAT+VIDEO)
A.Q/ReportTv.al
