Shefi i Pediatrisë në Pogradec, Behgjet Liçkollari ka folur për gjendjen shëndetësore të vajzës 9-vjeçare e cila u gjet e pa ushqyer prej dy ditësh pranë trupit të pajetë të nënës së saj. Vajza e paralizuar ishte në gjendje të rëndë, ndërsa aktualisht sipas pediatrit Liçkollari, 9-vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë dhe po i bëhen të gjitha analizat përkatëse. Ai shtoi se është në komunikim të vazhdueshëm me shërbimet sociale, ndërsa deri tani asnjë nga familjarët nuk është interesuar për fëmijën.
"Fëmija ka ardhur mbrëmë rreth orës 23:00 në gjendje jo të mirë shëndetësore e paushqyer, e dehidratuar dhe e zbehtë. Iu bënë analizat dhe është komunikuar me Shërbimin Social Shtetëror. Sot është në gjendje të mirë dhe i janë siguruar veshmbathje. Fëmija është i njohur nga ne, është me aftësi të kufizuara por nuk ka sëmundje. Deri tani askush nga familjarët nuk është interesuar. Momentalisht gjendja e vajzës është e mirë dhe e stabilizuar. Vajza e vogël ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve", tha Liçkollari.
Lajmi kryesor:
Ngjarje e rëndë në Pogradec, nëna gjendet e vdekur në banesë! Vajza 9-vjeçare dy ditë e paushqyer pranë trupit të pajetë
//ReportTv.al