Një grua është konstatuar e pajetë në banesën e saj në Pogradec, ndërsa në krah të trupit të saj është gjetur fëmija 9-vjeçe, i cila kishte dy ditë pa u ushqyer.Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se vajza është gjetur pranë nënës së saj, në një gjendje shumë të rënduar shëndetësore. Sipas të njëjtave burime, mendohet se vajza 9-vjecare me aftësi të kufizuara, kishte më shumë se 2 ditë pa ngrënë, pa pirë ujë dhe për shkak të gjendjes së saj fizike. 9 vjecarja momentalisht ndodhet në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve. Burime pranë spitalit bëjnë me dije se gjendja ka ardhur duke u përmirësuar madje, vajza ka filluar të reagojë. Deri më tani për vogëlushen nuk është treguar asnjë interes nga familjarët e nënës së saj.
Sipas policisë gruaja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Ajo ishte me nënshtetësi nga Maqedonia e Veriut, ndërsa trupi i saj është dërguar në morgun e spitalit, ku pritet të bëhet edhe ekspertiza në Tiranë. Bashkëshorti i gruas kishte 1 muaj që kishte ndërruar jetë, ndërsa banorët e zonës shprehen se pas ngjarjes ajo kishte rënë në depresion dhe nuk ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore.
Nga banesa e gruas kishte gjithmonë muzikë e zhurmë për shkak të vajzës së vogël që ishte e paralizuar, dhe qetësia që vinte prej dy ditësh nga banesa dhe era e rëndë që kundërmonte sapo i afroheshe derës lindën dyshimet te fqinjët, të cilët lajmëruan policinë.
Pasi hapi derën polici konstatoi trupin e pajetë të gruas të shtrirë, ndërsa fëmija ishte në gjendje të rëndë shëndetësore pranë trupit të pajetë të së ëmës.
Shefi i Pediatrisë në Pogradec, Behgjet Liçkollari ka folur për gjendjen shëndetësore të vajzës 9-vjeçare e cila u gjet e pa ushqyer prej dy ditësh pranë trupit të pajetë të nënës së saj. Vajza e paralizuar ishte në gjendje të rëndë, ndërsa aktualisht sipas pediatrit Liçkollari, 9-vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë dhe po i bëhen të gjitha analizat përkatëse. Ai shtoi se është në komunikim të vazhdueshëm me shërbimet sociale, ndërsa deri tani asnjë nga familjarët nuk është interesuar për fëmijën.
"Fëmija ka ardhur mbrëmë rreth orës 23:00 në gjendje jo të mirë shëndetësore e paushqyer, e dehidratuar dhe e zbehtë. Iu bënë analizat dhe është komunikuar me Shërbimin Social Shtetëror. Sot është në gjendje të mirë dhe i janë siguruar veshmbathje. Fëmija është i njohur nga ne, është me aftësi të kufizuara por nuk ka sëmundje. Deri tani askush nga familjarët nuk është interesuar. Momentalisht gjendja e vajzës është e mirë dhe e stabilizuar. Vajza e vogël ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve", tha Liçkollari.
Një tjetër banor i zonës, shitës në ushqimoren ku dhe zonja bënte pazarin tha se që pas vdekjes së të shoqit, një muaj më parë, edhe ajo nuk ndihej mirë, gjë që shton dyshimet se mund të ishte në depresion.
"Që kur i vdiq bashkëshorti nuk ndihesh mirë dhe ajo. Kisha nja dy apo 3 ditë pa e parë. Të shoqin e kishte nga Maqedonia dhe jetonin këtu. Fqinjët nuk e kishin parë që të dilte dhe po mbante erë. Fëmija ishte me aftësi të kufizuar. Nuk ishin keq nga ekonomia, por zonja nuk punonte", tha një banor.
Gjetja e pajetë e gruas në banesën e saj në Pogradec është zbuluar pas denoncimit të fqinjëve, të cilët prej dy ditësh nuk kishin dëgjuar më zhurma nga banesa si dhe nga dera e jashtme vinte një erë e keqe.
"Që pardje vura re mungesën e gruas. Ajo kishte një vajzë të paralizuar që bënte zhurmë dhe gjithmonë kishte muzikë nga banesa e saj. Prej dy ditësh nuk kishim dëgjuar më asgjë. Dje vijmë nga puna dhe tek dera ndjejmë një erë të rëndë. I ramë ziles, derës, por nuk reagonte kush. Zbrita poshtë dhe mora 129 dhe më pas erdhi policia që konstatoi dhe trupin e pajetë. Brenda pamë zonjën të shtrirë dhe shtëpia kishte një erë të rëndë. Vajza ishte në gjendje të rëndë dhe bashkë me policinë ishte edhe një infermiere e cila e mori vajzën urgjentisht. Zonjën nuk e njihnim , pasi jetonte me një maqedonas dhe ai i vdiq një muaj më parë. Zonja nuk ishte në gjendje të mirë, por nuk di të them më shumë", tha fqinji.
Kerkoj ndjese.
PërgjigjuKam parur respekt per pogradecaret por qenkan popull taleban islamik fondamentlist, edhe pse ljo qenka maqedonase prap vl. Ne siri kane shkuar me shume luftetarr se ngado tjeter vetem nga pogradeci
PërgjigjuOre idiot lexon ti apo jo? Policia thot qe ka vdekur nga shkaqe natyrale, nuk eshte si rasti i kombinatit po ju lexoni me byth skeni faj.