Gjetja e pajetë e gruas në banesën e saj në Pogradec është zbuluar pas denoncimit të fqinjëve, të cilët prej dy ditësh nuk kishin dëgjuar më zhurma nga banesa si dhe nga dera e jashtme vinte një erë e keqe.
"Që pardje vura re mungesën e gruas. Ajo kishte një vajzë të paralizuar që bënte zhurmë dhe gjithmonë kishte muzikë nga banesa e saj. Prej dy ditësh nuk kishim dëgjuar më asgjë. Dje vijmë nga puna dhe tek dera ndjejmë një erë të rëndë. I ramë ziles, derës, por nuk reagonte kush. Zbrita poshtë dhe mora 129 dhe më pas erdhi policia që konstatoi dhe trupin e pajetë. Brenda pamë zonjën të shtrirë dhe shtëpia kishte një erë të rëndë. Vajza ishte në gjendje të rëndë dhe bashkë me policinë ishte edhe një infermiere e cila e mori vajzën urgjentisht. Zonjën nuk e njihnim , pasi jetonte me një maqedonas dhe ai i vdiq një muaj më parë. Zonja nuk ishte në gjendje të mirë, por nuk di të them më shumë", tha fqinji.
Lajmi kryesor:
Ngjarje e rëndë në Pogradec, nëna gjendet e vdekur në banesë! Vajza 9-vjeçare dy ditë e paushqyer pranë trupit të pajetë
//ReportTv.al