Fitorja 2-1 e Interit kundër Veronës për javën e 19-të në Serie A s'ka kaluar pa polemika. Miqtë pretendojnë një faull të Bastonit në sulm, duke kërkuar që VAR të përdorej, moment nga erdhi edhe goli i tri pikëve për Interin.
Sa i takon episodit, trajneri Simone Inzaghi tha pas ndeshjes që të tijtë fituan se gjëra të tilla i kanë ndodhur edhe atij në karrierë. Ai ceku edhe penalltinë në fundin e ndeshjes, çka do bënte që Verona të dilte me një pikë nga Milano, nëse Henry do shënonte.
"Është e rëndësishme që të fitosh edhe këto lloj ndeshjesh. Mua më pëlqeu ekipi kur kishim topin, mungoi saktësia në pasimin e fundit. Pas avantazhit duhej të ishte gjithçka më e thjeshtë, por gjetëm përballë një kundërshtar me vlera, që erdhi këtu për të bërë një ndeshje të mirë. I kemi përjetuar minutat e fundit. Pas barazimit kishim dy raste të pastra, pastaj pas 2-1 erdhi penaltia. Ndeshje me vuajtje, por shumë e rëndësishme. Drejtori i Veronës flet për mungesë respekti të gjyqtarëve? Edhe unë kam humbur ndeshje kështu, ndodh dhe nuk dua të komentoj. Por në një ndeshje të tillë, një penallti në minutën e 100 duhet ta shënosh”, tha Inzaghi pas ndeshjes.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Inter i çmendur, mund 2-1 Veronën e shpallet kampion dimri! Vendos Fratessi, Henry humb penallti në minutën e 100-të
S.Dh/ReportTv.al