Vijojnë polemikat në Lojërat Olimpike sa i përket dy boksiereve Imane Khelif dhe Lin Yun Ting, të cilat dyshohen se janë transgjinore. IBA (Shoqata Ndërkombëtare e Boksit) ka reaguar duke thënë se dyshja u testuan dhe nuk kaluan testimet për shkak të kromozomeve që i bëjnë të papërshtatshme për të garuar kundër femrave.
“Ne ndamë rezultatet laboratorike me IOC vitin e kaluar. Që nga viti 2022 ka pasur dyshime dhe shqetësime nga disa boksierë, kohë në të cilën kemi kryer analizat e gjakut dhe analizat gjinore për të dy boksierët Imane Khelif dhe Lin Yun Ting. Ne gjithashtu i kemi përsëritur analizat. në vitin 2023. Këto teste rezultuan se boksierët nuk i plotësonin kriteret e pranimit dhe për këtë arsye u përjashtuan nga Kampionatin Botëror”, tregon IBA.
Me këto fjalë, CEO i IBA, Chros Roberts, përsërit në një video-konferencë se dy boksierët “janë burra”. Nga ana e tij, Loannis Filippatos, ish-president i komitetit mjekësor të IBA dhe një gjinekolog, kritikoi IOC (Shoqata Olimpike) për përdorimin e pasaportave si një sistem për përcaktimin e gjinisë.
“Boksi është një sport kontakti. Nëse ka një disavantazh shumë të padrejtë, njerëzit mund të vdesin. Nuk është si sportet e tjera dhe kjo është arsyeja pse ne kemi procedura dhe rregulla”, shtoi ai.
Fotot e Imanes kur ishte femije i pame dhe duket qarte qe eshte vajze,por mendoj qe disa persona kane me teper anime kromozonesh te gjinise tjeter se sa te tyren dhe kjo nuk duhet te jete shkak qe te vendose fatin e tyre ne sport,apo ne raport me njerezit e tjere.Po sjell nje shembull,kur jetoja ne Tirane afer pallatit tone jetonte nje vajze me tipare teper mashkullore.I mungonin ne fytyre tiparet femerore,po keshtu dhe trupi nuk /uleriste/ femer,ecte si mashkull,edhe ne veprime sillej si mashkull,por nuk ishte as lesbike,as transgjinore.Ne te gjithe kalamajte e quanim mes nesh, nen ze /vajza si burre/,por me vone zbuluam qe kishte natyre komplet ndryshe nga sa dukej.Ndoshta dhe ajo kishte te njejtin problem kromozonesh si Imane,por kjo nuk e bente mashkull biologjik.Personalisht mendoj se ne rastin e Imanes,kundershtarja e saj italiane qe u dorrezua qe ne momentet e para dhe pretendoi per nje grushtim qe se kishte provuar kurre me pare,kishte ardhur me paragjykim dhe kjo ndikoi ne perfundimin e ndeshjes.Ne c'kuptim e them kete?-Ne kuptimin qe italiania mund te kete degjuar per c'ka flitej per Imane dhe kur ka dale ne ring ka dale me mendimin qe do te ndeshej me nje /mashkull/ dhe kjo ka ndikuar psikologjikisht duke i krijuar pershtypjen fallso se grushtimi i saj ishte me i forte e me i rende se sa nje grushtim femre dhe u dorrezua menjehere.Per mendimin tim Imane eshte femer me anim mashkullor,por nuk duhet penalizuar nga IBA,sepse po te nisemi nga keto parametra,ka plot meshkuj qe duken si vajza ne shume drejtime,pa qene biologjikisht te tille e pa qene gay,apo transgjinore.
Përgjigju