Poli Hoxha: Grupi Bardhi-Berisha me vrap në fund të tunelit pa dritë, i bien murit me kokë! Po bëhen tragji-komik

29 Janar, 17:36| Përditesimi: 29 Janar, 18:14

  • Share

 

Kritika të forta ka pasur gazetari Poli Hoxha ndaj grupit të deputetëve të Gazment Bardhit dhe të Rithemelimit që mbështesin Sali Berishën për aksionin e tyre opozitar. I ftuar në “Studio Live” në Report Tv, Hoxha tha se kanë mbërritur në fund të një tuneli dhe po i bien me kokë, duke iu referuar kështu kaosit që krijojnë në seanca plenare dhe komisione parlamentare.

“Bardhi dhe Rithemelimi kanë ecur përpara me vrap në një tunel dhe tani kanë vajtur në fund të tunelit që jo vetëm që nuk ka drita dhe dalje por ka një mal të tmerrshëm përpara. Kanë tre muaj që i bien me kokë murit dhe në vend që ta kthehen përpara he të gjejnë rrugë të reja i bien murit me kokë.

Dhe habiten përse përjashtohen. Një komision nuk e çojnë në gjykatë kushtetuese. Këta thonë që ne do përsërisim të njëjtën gjë dhe duam rezultate të ndryshme. Sa vjen dhe po bëhen nga tragjik në komik. Nuk kanë thelb e parim. Pse u bashkuan? Janë 100 herë më parimor grupi i Berishës që para dy vjetësh, janë të qartë në raport me SPAK dhe SHBA që e kanë gabim kur vjen puna për liderin e tyre”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Agalliu: Reforma Zgjedhore mund të bëhet me presion të ndërkombëtarëve! Rama nuk e do se i 'rrëzon' skemën e vjedhjes së votave


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?