Sekretari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Arbi Agalliu në “Studio Live” në Report Tv ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk dëshiron që të bëhet Reforma Zgjedhore.
“Rama nuk është i interesuar të bëjë Reformë Zgjedhore sepse e ka të ngritur skemën e vjedhjes së votave. Reforma me propozimin e PD rrit ndershmërinë e atyre që hyjnë në Kuvend. Ne kemi parë banda që futen në qendrat e votimit”, tha ai në studio përballë gazetarit Arbër Hitaj.
Reforma Zgjedhore sipas Agalliut mund të bëhet me presion të ndërkombëtarëve, ndërsa solli si shembull ngritjen e komisionit për Inceneratorët.
"Për aq kohë sa opozita nuk i ka numrat për t'ju imponuar mazhorancës i vetmi element është presioni publik dhe ndërkombëtar. Ne besojmë se me një presion publik të padiskutuar ndërkombëtar patjetër që do shkojmë në një reforë që do ta ndihmojë opozitën. Edhe te komisioni i inceneratorëve nuk donte Rama që të bëhej/. Arsyeja që u bë ai komision ishte presioni ncdërkombëtar. PD pa aleancën e SHBA dhe Britanisë së Madhe s'mund të vijë në pushtet, janë këta faktorë që bëjnë një presion pozitiv te maxhoranca që opozita të marrë të drejtat e saj për sa kohë kemi njëmazhorancë që shkel të drjetat e opozitës".
Pavarësisht përpjekjeve, bashkimi i opozitës duket i pamundur. Në “Studio Live” në Report TV, sekretari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Arbi Agalliu, tha se PD vijon të jetë e e hapur për kolegë që luftojnë korrupsionin, mbështesin SPAK dhe kanë marrëdhënie me aleatët strategjikë si SHBA dhe Britania e Madhe.
“Kolegët nuk përjashtojnë bashkëpunim me kolegë që kanë qëndrime dhe parime të njëjta me ne. Parimet janë vlera reale të demokracisë, lufta ndaj korrupsionit dhe në mënyrë të veçantë mbështetja ndaj SPAK, mbështetja te aleatët e SHBA dhe të Britanisë së Madhe.
Të gjithë ata që kanë këto parime dera e opozitës është e hapur. Nga ana tjetër mbështesin dhe godasin individë të caktuar. Godasin SPAK në mënyrën më brutale të mundshme. SPAK është i vetmi institucion që ka mbështetje të madhe dhe është investim i SHBA së bashku me ndërkombëtarët. Ndaj ne jemi të hapur për këdo subjekt apo individ që mbështet luftën ndaj korrupsionit, SPAK... Bashkimet nuk janë mekanike. Të distancohen nga subjekte apo individë që kanë në shpatulla ngarkesë jo në koherencë me PD”, tha ai.
Kritika të forta ka pasur gazetari Poli Hoxha ndaj grupit të deputetëve të Gazment Bardhit dhe të Rithemelimit që mbështesin Sali Berishën për aksionin e tyre opozitar. I ftuar në “Studio Live” në Report Tv, Hoxha tha se kanë mbërritur në fund të një tuneli dhe po i bien me kokë, duke iu referuar kështu kaosit që krijojnë në seanca plenare dhe komisione parlamentare.
“Bardhi dhe Rithemelimi kanë ecur përpara me vrap në një tunel dhe tani kanë vajtur në fund të tunelit që jo vetëm që nuk ka drita dhe dalje por ka një mal të tmerrshëm përpara. Kanë tre muaj që i bien me kokë murit dhe në vend që ta kthehen përpara he të gjejnë rrugë të reja i bien murit me kokë.
Dhe habiten përse përjashtohen. Një komision nuk e çojnë në gjykatë kushtetuese. Këta thonë që ne do përsërisim të njëjtën gjë dhe duam rezultate të ndryshme. Sa vjen dhe po bëhen nga tragjik në komik. Nuk kanë thelb e parim. Pse u bashkuan? Janë 100 herë më parimor grupi i Berishës që para dy vjetësh, janë të qartë në raport me SPAK dhe SHBA që e kanë gabim kur vjen puna për liderin e tyre”, tha ai.
“Votimi elektronik shmang gabimet në votime”, kështu tha Sekretari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Arbi Agalliu në “Studio Live” në Report Tv duke folur për propozimet e PD për Reformën Zgjedhore.
Ndalur te qëndrimi i deputetëve të grupit Bardhi-Berisha, Agalliu tha se i shikon dashakeqe deklaratat e tyre se janë minorancë në komision, kur në fakt është e kundërta.
“Debati për Reformën zgjedhore nuk është bërë mbi pikat se çfarë kërkojmë ti bëjmë reformës. Është qesharak fakti se po të shikosh sot PD ka dy kolegë Alibeajn si bashkëkryetar dhe Çallakun si anëtar, nga ana tjetër (Bardhi-Berisha) janë shumicë në numra. Ata nuk janë në minorancë në komision, fakti që e thonë këtë është dashakeqësi", shtoi Agalliu në Report Tv.
Super hajdutet qe shajne " hajdutin "
Përgjigju