Deklaratëns së kreut të SPAK Altin Dumani pak ditë më parë se ka policë të inkriminuar brenda Policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm Taulant Balla iu përgjigj duke thënë se në se Policia e Shtetit dhe prokuroria e posaçme kanë pasur një sërë aksionesh të suksesshme, pa rrjedhje informacioni.
Ministri Balla: Sot në mbledhjen e qeverisë janë miratuar edhe rekomandimet sa i përket luftës kundër kriminalitetit. Sa i përket bashkëpunimit me Prokurorinë e Posaçme gjej rastin të them që në vlerësimin tim dhe të drejtuesve të Policisë së Shtetit, bashkëpunimi është i shkëlqyer. Më rezulton që nuk kemi asnjë operacion të përbashkët të Prokurorisë së Posaçme dhe të Policisë së Shtetit që të ketë pasur rrjedhje të informacionit. Të gjitha operacionet kanë qenë të suksesshme, të gjithë personat për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste, janë mundur të identifikohen, të bëhet gati procesi, dhe më pas të arrestohen nga Policia e Shtetit. Ky bashkëpunim po vijon dhe në luftën për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë që ka të bëjë me personat të cilët i shmangen drejtësisë, kështu që edhe në këtë aspekt, ne vijojmë të punojmë së bashku. Mund t’ju them p.sh., që t’i referohem operacionit të fundit, të iniciuar nga Policia e Shtetit që ka të bëjë me luftën kundër emigracionit të paligjshëm, dhe më pas me bashkëpunimin e shkëlqyer me Prokurorinë e Posaçme, i cili vazhdon. Deri tani janë arrestuar një numër i konsiderueshëm personash të përfshirë në rrjetet e trafikimit, por janë arrestuar dhe punonjës të policisë, kryesisht të Departamentit të Policisë Kufitare, të cilët janë të përfshirë në mbështetje të veprimtarive kriminale. Dua ta theksoj që procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit është një proces i rëndësishëm, është prioriteti im kryesor në detyrën e Ministrit të Brendshëm, dhe të mos harrojmë që ky lidhet drejtpërdrejt me bashkëveprimin me të gjitha agjencitë e tjera ligjzbatuese, qofshin këto vendase apo të huaja. Kur them agjenci ligjzbatuese Prokuroria e Posaçme dhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, janë aleatët tanë të rëndësishëm për ta çuar përpara këtë proces, dhe po ashtu dhe agjencitë e tjera sikurse është Interpoli, Europoli. Të mos harrojmë, këtu mund t’ju marr një shembull, - vlerësimi i agjencive ndërkombëtare ligjzbatuese për vitin 2023, Policia Britanike dhe ajo Metropolitane e kanë shpallur Policinë e Shtetit si partnerin e tyre më të mirë, sa i përket bashkëpunimit. Kjo lidhet drejtpërdrejt me besimin dhe punën efikase nga Policia e Shtetit. Por unë nuk e fsheh që ne ende nuk jemi aty ku unë dua të jemi, që ka të bëjë me gjykuesin tonë kryesor, dhe gjykuesi ynë kryesor është publiku. Unë pres dhe punojmë çdo ditë bashkë me çdo punonjës të Policisë së Shtetit për ta bërë këtë institucion dhe këtë organizatë partnerin më të besueshëm për qytetarët. Ata janë që na gjykojnë!
Lajmi kryesor:
Balla: Shqipëria do të mirëpresë në qershor konferencën rajonale europiane të Interpol! Rregulla të reja për përdorimin e fishekzjarrëve
B.K/ReportTv.al