Kronikë

DOSJA ‘Ura’/ Polici Altin Morina në shërbim të trafikantëve të drogës, kërkoi informacione deri te ish-kryepolici Nano

24 Maj, 07:58| Përditesimi: 24 Maj, 09:30

  • Share

Ish efektivi i forcave RENEA, pjesën e vet në trafikun ndërkombëtar të drogës e kishte të lidhur me një emër shumë të njohur të krimit, Ekil Ndërnjakun. Të dy, thotë SPAK në dosjen e operacionit ‘Ura’, është e qartë që janë pjesë e një grupit të strukturuar kriminal, që merreshin kryesisht me transportin e hashashit drejt Italisë.

Lëndën narkotike e gjenin nga vende të ndryshme të Evropës, deri në Spanjë dhe Gjermani.

Ekil Ndërnjaku: Ka kamiona nga Spanja? Ne Transporti na duhet rregullisht...të na thotë ai sa merr për kile, në fusim minimumi 150 kile bar e çokollat

Altin Morina: Ok, që ta dij dhe unë se ku e ka transportin për përgjithmonë. 

Në SkyEcc në shtator 2020, Altin Morina del në një episod tjetër se e kishte gjetur një kontakt në Gjermani.

Altin Morina: Fola pak me një shok në Gjermani, ka bërë një dalje

Ekil Ndërnjaku: S’e di nigjojm një herë ccmimet, që të folim me robt

Deri në Ekuador arrinin lidhjet e ish efektivit Altin Morina për të bërë trafik droge.

Altin Morina: Më shkrujti një shok që e kam në Ekuador

Ekil Ndërnjaku: Shok flasim nga afër

Në celular Morina dhe Ndërnjaku shkëmbenin edhe foto të kokainës apo marijuanës. 

Aksesin që Morina kishte në policinë e shtetit, ortaku i tij në trafik e kërkonte edhe për shërbime të rëndësishme. Në një rast Ndërnjaku e pyet për një person me emrin L. Dosku, vëllai i një trafikanti që i kishte marrë drogë në Spanjë.

Për këtë thotë SPAK Morina jo vetëm që u konsultua me të dhënat e sistemeve të uniformave blu, por madje i kërkoi informacione edhe ish drejtorit të përgjithshëm të Policisë Gledis Nano, por emri nuk dilte në sistem. 

Një tjetër episod edhe më flagrant është kur një person i paidentifikuar më 24 shtator 2024 i kërkon Ekil Ndërnjakut që të ndërhynte në një raport mjekoligjor për t’i prishur gjilpërën një pistolete të sekuestruar. Arma ishte e një personi shumë të njohur të krimit, Edmond Koçi, i njohur si Mond Çekiçi, i cili ishte arrestuar i armatosur në Durrës. Vetë Ndërnjaku nderin ia beson efektivit të atëhershëm Altin Morina.

Ekil Ndërnjaku: Shok, me tpyt, a kemi nj nje me rregulla atje në Tiranë . Kanë kap një shok me arm, dhe t’ia rregullojmë gjilponën.

Altin Morina: Kur e kanë kap...po po e marr vesh kush është

Ekil Ndërnjaku: Mond Çekiçi

Vetë Altin Morina, që si polici ishte betuar të forconte zbatimin e ligjit, përfshirjen në kultivim dhe trafik droge nuk e ka për herë të parë. Një muaj më parë ai u prangos pasi në akudër të operacionin ‘revanshi’ akuzohet se ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivim kanabisi në Nikël dhe Tapizë të Krujës.  Në mars 2023, ai u kap në makinë me 113 mijë euro, por u liruar një muaj më vonë.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luli: 24/05/2025 15:55

    Te gjithe policet e korruptuar min 30 vjet burg duhet projektligj per keta njerez te poshter

    Përgjigju
  • Pjeter: 24/05/2025 08:26

    Keta lloj kriminelesh,duhet te denohen me rende se kriminelet e zakonshem,pervec rolit te rendesishem ne organizaten kriminale,duhet renduar denimi edhe per tradheti te uniformes,qe te mbahen larg tradhetaret e tjere brenda istitucioneve!!

    Përgjigju
    • Policia: 24/05/2025 12:23

      Të parin Gledis Nanon....

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?